Lançimi i një projekti të ri: QE dhe TLAS

Fondacioni Qendra Europian dhe Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS), kanë filluar zbatimin e një projekti të ri 30-mujor “Për kontributin në përmirësimin e standardeve të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë sistemit penitenciar në Shqipëri”.  Ky program mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR/CBSS) 2018-2019.

Objektivi kryesor i programit është promovimi i respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ndaj personave në konflikt me ligjin në Shqipëri, përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile.

Nëpërmjet angazhimit të grupeve të ndryshme të interesit, ky program synon mbështetjen e iniciativave të të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e rolit të aktorëve të shoqërisë civile në promovimin e një sistemi penitenciar funksional, në mbrojtje të personave që iu privohet liria dhe të tjerëve në prag lirimi, duke përmbushur standardet dhe parimet e njohura Evropiane dhe ndërkombëtare.
Veprimtaritë e planifikuara do të ofrojnë mbështetje për personat në paraburgim dhe institucione të vuajtjes së dënimit të cilët kërkojnë akses në drejtësi, rehabilitim dhe mbështetje për riintegrim, arsim profesional dhe advokim për ndërhyrje të qëndrueshme. Ky Program përbën një kombinim të skemave të mbështetjes me grante të nismave të OSHC-ve të angazhuara me sistemin penitenciar me programe rehabilituese në ndihmë të rehabilitimit dhe integrimit të personave që kanë vuajtur dënime penale, për komunitete të sigurta.

Për më shumë informacion mbi aktivitetet e afërta, pjesëmarrjen në to dhe rrjetëzimin e aktorëve të shoqërisë civile në këtë drejtim, ju ftojmë të na ndiqni në facebook dhe adresat përkatëse të organizatave.

www.euro-centre.eu
www.tlas.org.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli