Lici k. Greqisë (no. 69881/12)

Aplikuesi Albert Lici është shtetas shqiptar, i lindur më 1984 dhe aktualisht mbahet në burgun e Selanikut. Objekt shqyrtimi i çështjes janë kushtet e ndalimit në zyrat e policisë dhe kushtet në Drejtorinë e të Huajve në Selanik.

Z. Lici u arrestua në 24 Prill 2012 me akuzën e përfshirjes në vjedhje të kryera nga një bandë dhe mbajtje lëndësh narkotike, dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit në policinë e Selanikut. Ai qëndroi aty nga 24 Prilli deri më 11 Qershor 2012, dhe më pas nga 1 Gushti deri më 12 Nëntor 2012. Ndërmjet këtyre dy periudhave për mungesë hapësire atë e transferuan në ambientet e Drejtorisë së të Huajve pranë burgut të Selanikut.

Më 4 Shtator 2012 ai paraqiti ankesë pranë prokurorisë lidhur me kushtet e ndalimit të tij dhe kërkoi të transferohej në një burg. Organi i prokurorisë nuk iu përgjigj kërkesës së tij. Transferimi i tij për në burgun e Selanikut u bë më 12 Nëntor 2012.

Duke iu referuar nenit 3 të Konventës (ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose denigrues), z. Lici është ankuar pranë Gjykatës së Strasburgut mbi kushtet e ndalimit në zyrat e policisë dhe kushtet e ambienteve të Drejtorisë së të Huajve pranë burgut të Selanikut. Ai gjithashtu ka investuar Gjykatën për shkelje të nenit 13 të KEDNj-së ( e drejta për një mjet ankimi efektiv), si pasojë e faktit që sistemi ligjor vendas nuk i ofroi atij një mjet efektiv ankese.
Shkelje e nenit 3 – përsa i përket kushteve të ndalimit të z. Lici

Shkelje e nenit 13

Shpërblim: 6500 EUR (dëm jo-pasuror)

Burimi:http://hudoc.echr.coe.int/webservices/content/pdf/003-4737329-5757663

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli