LIRIA E SHPREHJES: MBARIMI I PARAKOHËSHËM I MANDATIT TË KRYETARIT TË GJYKATËS SË LARTË HUNGAREZE SHKEL KEDNJ

Me një votim në mazhorancë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, vendosi që kishte shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës persa i përkët të drejtës për akses dhe gjithashtu një shkelje të nenit 10 për lirinë e shprehjes në çështjen Baka kundër Hungarisë.

Çështja kishte të bënte me përfundimin e parakohëshëm të mandatit të zotit Baka si Kryetar i Gjykatës Supreme Hungareze, fill pas kritikave që ai lëshojë kundrejt reformës legjislative dhe faktit që nuk kishte mundësi që ta kundërshtonte vendimin përpara gjykatës. Mandati i tij 9 vjeçar e gjysëm u ndërpre 3 vite përpara kohës normale, për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit Themeltar të ri ( Kushtetutës së re ). Në bazë të kushtetutës së re, parashikohej ndërtimi i një isntitucioni të ri, Kuria, e cila do të zëvëndësonte Gjykatën Supreme aktuale të Hungarisë duke u kthyer në gjykatën më të lartë të vendit. Gjykata e pa si të arsyeshme pengimin e zotit Baka për të mos ju drejtuar gjykatës për këtë rast sepse përfundimi i mandatit tij vinte si pasojë i masave kalimtare që parashikoheshin në  kushtetutën e re, dhe kushtetuta nuk mund të ishte subjekt i asnjë forme juridike shqyrtimi.

Sipas opinionit të Gjykatës Strasburgut, në legjislacionin e ri vihej në dyshim zbatimi i parimit të shtetit të së drejtës. Gjykata vuri theksin në faktin që nuk mund të gjykonte as ekzekutivi dhe as legjislativi për përfundimin e mandatit të një gjyqtari, por duhej një intitucion komplet i pavarur. Sipas saj, mbarimi përpara kohe i mandatit të zotit Baka ka çuar në shklejen e të drejtës tij për tu shprehur duke qenë se kjo erdhi si pasojë e mendimeve dhe kritikave të tij publike mbi reformën, gjë që ishte plotësisht brenda kompetencave të tij profesionale dhe bënte fjalë për një ceshtje  me interes të gjërë publik. Kjo shkelje bie në kundërshtim me qëlimin kushtetues për një sistem gjyqësor të pavarur si dhe i shtrin efektet jo vetëm te zoti Baka por edhe në gjyqtarë apo kryetarë gjykatash të tjera, duke i hequr atyre në mënyrë përfundimtare, mundësinë për të marrë pjesë në debate të ardhshme publike për reformat parlamentare, çka cënonte gjykatat dhe pavarsinë e tyre. Gjykata u ndal dhe në aspektin procedural, ku gjykojë së e drejta për tu shprehur nuk ka siguritë e mjaftueshme juridike për ta mbrojtur atë nga rastet abuzive.

Faktet Kryesore

Kërkuesi, zoti András Baka, është një shtetas Hungarez i cili ka lindur në vitin 1952 dhe jeton në Budapest (Hungari). Zoti Baka, një ish gjyqëtar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (1991-2008), u zgjodh me 22 qershor 2009 si Kryetar i Gjykatës Supreme të Hungarisë. Ai qendrojë në detyrë për 6 vite për shkak se mandate tij mbarojë paraprakisht. Ai gjithashtu mbante postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Drejtësisë dhe kishte kompetencë të plotë të shprehte mendimin e tj për çështje legjislative që prekin sistemin gjyqësor.Midis muajit shkurt dhe nëntor, zoti Baka kritokojë shumë nga reformat që preknin gjykatat, përfshirë edhe propozimin për të zvogëluar moshën e detyrueshme të daljes në pension të gjykatësve, nga 70 vjeç në 62 vjeç Mendimet e tij u bënë publike nëpërmjet zëdhënësit të tij si dhe nëpërmjet fjalimeve të mbajtura në parlament. Reforma kushtetuese në Hungari kishte nisur që në vitin 2010.Në këtë kontekst, në dhjetor të 2011, masat kalimtare të kushtetutës së re hungareze u miratuan duke i hapur kështu rrugën krijimit të Kuria ( emri historik i gjykatës më të lartë në hungari), që do të zëvendësonte ligjërisht Gjykatën supreme Hngareze duke sjellë dhe përfundimin e mandatit të kryeatarit saj, fill pas hyqrjes në fuqi të ligjit të ri themeltar.Për pasojë, mandati i zotit Baka mbarojë në 1 janar 2012, 3 vite e gjysëm përpara kohës normale të përfundimit. Si rezultat i këtij veprimi, zoti Baka do të humbiste shpërblimin që i takonte ligjërisht gjatë mandatit të tij si kryetar i Gjykatës Supreme si dhe disa përfitime tjera. Kandidatët duhet të përmbushnin kriterin e të pasurit të paktën një eksperiencë 5 vjeçare si gjykatës në Hungari për tu përzgjedhur Kryetar i Kuria-s.

Kohëzgjatja si gjyaktës në gjykata ndërkombëtare nuk do të merrej parasysh në përllogaritjen e experiences që  ishte kriter përzgjedhës, dhe kjo solli pamundësinë e zotit Baka për të aplikuar për postin e kryetarit të Kurias. Në dhjetor 2011, Parlamenti paraqiti dy kandidatura , zotin Péter Darák për postin e kryetarit të Kuria-s dhe Tünde Handó për postin e kryetarit të Zyrës Kombëtare të Drejtësisë. Zoti Baka mori mandatin e tij të ri si kryetar i departamentit civil në intitucionin e Kuria-s. Zoti Baka pretendon se ësht shkelur e drejta e tij për akses në gjykatë, e garantuar nga neni 6 § 1 i konventës, duke qenë se përfundimi i parakohshëm i mandatit tij kishte ardhur si pasiojë e një reforme të re kushtetuese dhe që kushtetuta e re nuk lejonte ti nënshtrohej asnjë shqyrtimi gjyqësor përfshirë këtu edhe shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese. Në këto rrethana zoti Baka e kishte të pamundur të kundërshtonte vendimin për mbarimin e mandatit tij si kryetar i Gjykatës Supreme të Hungarisë. Duke u mbështetur tek neni 10 i konventës, që garanton lirinë ë të shprehurit të mendimit lirshëm, zoti Baka mendon se për shkak të mendimeve dhe kritikave që ai kishte shprehur për reformën e re kushtetuese, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Supreme të hungarisë si dhe në cilësinë ë kryetarit të Këshillit Kombëtar të Drejtësisë, kishin ndikuar në shkarkimin e tij nga këto detyra. Zoti Baka gjithashtu mendon se është shkelur neni 13 i Konventës që i siguron atij dhe cdo personi tjetër një zgjidhje sa më efektive, duke qenë së ndërpreja e parakohëshme e mandatit tij nuk ka gjetur zgjidhje të përshtashme në legjislacionin e brendshëm. Për më tepër ai pretendonte se ishte trajtuar ndryshe nga kolegët e tij gjyqtar që nuk kishin bërë deklaranta kundërshtuese si zoti Baka, kështu duke shkelur nenin 14 që ndalonte çdo lloj forme diskriminuese. Kërkesa përpara Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut u paraqit në datën 14 mars 2012. Më 27 maj 2014 Dhoma e Seksionit të Dytë doli me një vendim  unanim ku shprehej se ishte shkelur neni 6 § 1 dhe 10 i Konventës. Më 27 gusht 2014, qeveria hungareze kërkojë që cështje të dërgohej për shqyrtim në Dhomën e madhe duke u bazuar në nenin 43 të konvetës, dhe me 15 dhjetor 2014 paneli gjykatësve të Dhomës madhe pranojë kërkesën. Një seancë dëgjimore u mbajt në 17 qershor 2015.

Vendimi i Gjykatës për neni  6 § 1

Pë rsa i përket zbtimit të nenit 6 § 1 të konventës, gjykata vuri në dukje faktin që  zoti Baka ishte zgjedhur në bazë të ligjit 2 që përcaktonte një  mandat 6 vjecar të  pjestarëve të gjykatës, dhe një listë shteruese për arsyet që lejonin mbarimin e këtyre mandateve. Në këtë listë , vetëm për një  arsye mund të kufizohej mandati i gjykatësve përpara afatit tyre normal dhe kjo ishte për rastet kur shihej qartë  mungesa e dobët e performacës së gjykatësit. Gjithsesi edhe në këto raste, gjykatësi në detyrë mund të  kërkonte një shqyrtim ligjor nëse nuk ishte dakord me vendimin. Si pasojë, gjykata e Strasburgut u shpreh se ekzistonte një  mënyrë ligjore që  gjykatësit të  qëndronin në  detyrë  deri në  fund të  mandatit tyre normal. Ajo vuri në  dukje se e drejta e zotit Baka për të  vazhduar që ndrimin në  detyrë  deri sa mandati tij të  përmbushej sipas afateve normale ligjore, ishte një  e drejtë  që  buronte nga parimet kushtetutuese si dhe pavarasisë  së  gjyqësorit. Në fund, gjykata u shpreh se fakti që mandati i zotit Baka mbaroi përpara afatit normal ligjor për shkak të hyrjes në fuqi të një ligji të ri themeltar në janar 2012, nuk mund ti ndalonte atij të kërkonte të drejtat e siguruara nga ligjet e mëparshme, në  kohën e zgjedhjes tij. Gjykata ripërsëriti që në bazë të cështjeve të zgjidhura më parë  prej saj, nëpunësit civil nuk mund ti pengohej e drejta e siguruar nga neni 6 § 1 i konvetës në rastet kur plotë soheshin 2 kushte : në rradhë të parë ligji i brendshëm duhet të  përjashtojë  në  më nyrë  të  dukshme aksesin në gjykatë  për kategorinë  e nënëpunësve civilë  si dhe kjo masë  duhej të justifikohej vetëm për arsye objektive që mbronin interesat e Shtetit.

Për kushtin e parë , gjykata saktësojë se zoti Baka përpara konfliktit me shtetin, nuk ishte përjashtuar shprehimisht nga e drejta e tij për akses në gjykatë. Perkundrazi, ligji i brendshëm i shtetit hungarez i jepte atij të drejtën për të kundërshtuar pushimin nga puna të një nënëpunësi civil përpara Tribunalit të Punës. Megjithastë , përfundimi i parakohshëm i mandatit të zotit Baka kishte ardhur si pasojë  e ligjit të  ri themeltar që hyri në fuqi në datë 1 janar 2012, ku në pjesën e Organizmit dhe Administrimit të gjykatave parashikohej fakti që mandati i tij do të përfundonte përpara afateve normale ligjore. Pavarsisht se ai ishte larguar nga puna me anë të  ligjit të  vjetër në fuqi, ligji i ri i pengonte atij të drejtën për të kundërshtuar pushimin nga puna përpara tribunalit të punës. Në këtë pikë, gjykata duhet të  vendoste nëse e drejta e tij për akses në gjykatë ishte penguar nga ligji i brendshëm përpara se të merrej masa e pushimit të punës ndaj zotit Baka apo pasi masa e tij kishte marrë fuqi ligjore. Gjykata doli në përfundimin se ligji i brendshëm nuk i pengonte shprehimisht zotit Baka të drejtën për të aksesuar në gjykatë dhe kundë rshtuar ligjshmërinë e vendimit të marrë ndaj tij. Si pasojë e mosplotësimit të  kushtit të  parë , gjykata nuk mori parasysh shqyrtimin e kushtit dytë  dhe vendosi se neni 6 § 1 ishte i zbatueshëm në këtë rast. Duke u bazuar në kërkesën e bërë për shkelje të  nenit 6 § 1 të konevtës nga zoti Baka, gjykata doli në përfundimin se mbarimi i parakohshëm i mandatit të tij nuk ishte shqyrtuar as nga gjykatat e zakonshme dhe as nga një intitucion tjetër në sistemin e drejtësisë , madje nuk ishte penguar të kishte shqyrtim ligjorë .

Gjykata mendonte se pengesa ligjore për shqyrtimin e çështjes vjen si pasojë  e ligjjit të ri dhe se ky ligj nuk përmbush cilësitë që duhet për të siguruar zbatimin e parimit të shtetit të së drejtës. Ajo nuk mund të linte pa përmendur rëndësinë që kishin mjetet ndërkombëtare të përdorura nga Këshilli Europës, si dhe ato organizata tjera ndërkombëtare apo çështje që lidheshin me zgjidhjen sa më të drejtë të problemeve nga shkarkimet dhe largimet e gjyqtarëve, duke kërkuar ndërhyrjen e një autoriteti që  ishte i pavarur nga ekzekutivi apo legjislativi në dhenien e vendimeve të kësaj natyre. Në këto kushte gjykata e konsiderojë  si të pamjaftueshmë e plotësimin e detyrimeve që kishte shteti për të siguruar të drejtën e zotit Baka për akses në gjykatë , dhe kjo do të konsiderohej shkelje e të drejtave të njeriut sipas neni 6 § 1 të  konvetës.

Neni 10

Gjykata vuri në dukje faktin që zoti Baka ishte brënda të gjithë aftësive dhe kompetencave për të bërë publike mendimet e tij, vecanërisht në fjalimin që  mbajti në parlament në 3 nëntor 2011, për reformat parlamentare që  preknin sistemin gjyqësor. Menjëherë pas bërjes publike të mendimeve të tij, në  palament u propozua shkarkimi e tij nga posti i kryetarit të  Gjykatës Supreme dhe mori miratimin brenda një përiudhë shumë të shkurtër. Në 9 nëntor 2011, në amendamentin kushtetues për organizimin dhe administrimin e sistemit gjyqësor, rregullat që ishin përcaktuar për zgjedhjen e kryetarit të  Kuria-s përjashtonin mundësinë që zoti Baka të merrte pjesë. Duke marrë, në  konsideratë  të  gjithë  rrethanat dhe faktin që autoritet vendase nuk kishin marrë parasysh mundësinë që zoti Baka ishte kompetent për bërjen e atyre deklaratave, gjykata me shikim të  parë  e konsiderojë  si provë, lidhjen midis bërjes publike të mendimeve nga ana e zotit Baka dhe mbarimit të parakohëshëm të  mandatit tij

Për pasojë , gjykata e konsiderojë  përfundimin e parakohëshëm të madndatit të  zotit Baka, si rezultat i mendimeve dhe kritikave që ai kishte shprehur publikisht për reformën mbi sistemin gjyqësor, pavarsisht se ai ishte brenda kompetencave të  tij, si një shkelje e të drejt s për të shprehur mendimin lirshëm. Si justifikim, qeveria përdori faktin se ndërhyrja ne mandatin e zotit Baka ishte bërë  në funksion të garantimit të pushtetit dhe pavarsisë së gjyqësorit. Gjykata u shpreh se një  parti vendase nuk mund te legjitimohet të kërkojë pavarsinë  e gjyqë sorit duke pëdorur si justifikim marrjen e masës së përfudimit të mandati të zotit Baka, që  ishte kryetari i Gjykatës Supreme, përpara afateve ligjore, duke qenë se zoti Baka nuk ndodhej p rpara rastit të paaftësisë profesionale ose kryerjen e një  sjellje jo të përshtatshme. Në  këndvështrimin e gjykatës kjo masë nuk i shërbente qëllimit për rritjen e pavarsisë së gjyqësorit, duke qenë se vinte si pasojë e ushtrimit të kompetencave të zotit Baka për të shprhehur mendimin e tij lirshëm. Në ato rrethana, gjykata e konsiderojë  përfundimin e parakohëshëm e mandatit të zotit Baka, si një veprim që ishte në kundërshtim me qëllimin e rritjes së pavarsisë së gjyqësorit dhe si një veprim të paligjshëm.

Gjykata vuri ne dukje gjithashtu faktin që  mendimet e bëra publike nga zoti Baka mbi reformë nnë drejtësi, kishin të bënin me cë shtje si funksionimi dhe reformimi i sistemit gjyqësor, pavarsinë dhe garancitë ligjore që gjykatësit kishin për statusin e tyre si dhe për uljen e moshës së daljes në pension për 5 gjyqëtar. Sipas gjykatës mendimet kritike të zoti Baka nuk e tejakalonin kompetencën e tij profesionale si dhe ishin në  interes të publikut. Si pasojë , mendimet e zotit Baka duhet të  ksihin një  mbrotje ligore të nivelit të lartë dhe nuk duhet të  kishte asnjë  lloj ndërhyrje. Pavarsisht se zoti Baka mori mandatin si kryetar i departamentit civil ne institucionin e Kuria-s, vlen të theksohet fakti i përfundimit të  mandati tij si kryetar i Gjykatës Supreme, 3 vjet e gjysëm përpara kohe. Në  këndvështrimin e gjykatës, ky veprim ishte i papajtueshëm me natyën e pavarur që duhet të ketë  një  sistem gjyqësor, ku moscënimi i statusit të gjyqëtarit  është  cilësia kryesore për garantimin e pavarsisë së sistemit gjyqësor. Në  këtë  kontekst, gjykata mendon se shkarkimi i zotit Baka nga pozicioni i tij si kryetar i Gjykatës Supreme nuk është në përputhje me parimin e garancisë  së pavarsisë së gjyqësorit.

Për ta përmbledhur, përfundimi i parakohëshëm i mandatit të zotit Baka do të kishte efekte dekurajuese jo vetëm tek ai por dhe tek gjyqëtar apo kryetar gjykatash të tjerë duke bërë që ato të mos merrnin pjesë në debate publike mbi temat e reformave legjislative për gjyqësorin dhe pavarsinë e sistemit gjyqësor. Përsa i përket anës proçedurale, kufizimi i të drejtës të zotit Baka për tu shprehur nuk ishte shoqëruar me masa mbrojtëse efektive për ta siguruar atë kundër abuzimeve mbi këtë të drejtë. Për pasojë, gjykata e konsiderojë si të pamjaftueshme arsyen  që solli shteti hungarez për ndërhyrjen në të drejtën e zotit Baka për tu shprehur lirshëm, duke mos e konsideruar atë si një mjet të duhur në shoqëritë demokratike. Në fund, gjykata doli me mendimin që është shkelur neni 10 i Konvetës. Pasi shprehu mendimin e saj për nenin 10 dhe 6 § 1 të Konvetës, Gjykata nuk e konsiderojë si të nevojshme shqyrtimin e ankesave të tjera të bëra nga zoti Baka.

Neni 41 

Gjykata kërkoi që shteti Hungarez t`i paguajë zotit Baka 70.000 euro si dëm monetar dhe jo monetar, dhe 30.000 euro për shpenzimet e kryera prej tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli