Mbi aplikacionin “Te drejtat e mia!”

Aplikacioni “Të drejtat e mia!”mund t’ju ofrojë në kohë reale informacion mbi:
1. Të drejtat dhe liritë kushtetuese;
2. Barazinë gjinore;
3. Edukimin dhe punësimin;
4. Ne mundemi – një seksion dedikuar propozimeve dhe rekomandimeve nga punonjësit e institucioneve lokale mbi përmirësimin e situatës, në kuadër të fuqizimit të grave dhe pjesëmarrjes së barabartë.
Aplikacioni do të jetë i aksesueshëm në AppStore dhe GoogleStore, si dhe vjen në modalitetin online dhe offline.
Ai vjen në kuadër të projektit “Ne mundemi! – Fuqizimi i grave në jetën sociale, ekonomike dhe politike” që po zbatohet në bashkëpunim me Qendrën pë Zhvillim dhe Integrim Europian, me mbështetjen financiare të qeverisë kanadeze nëpërmjet CFLI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli