MBLEDHJA E KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BE- BRUKSEL, 16 DHJETOR 2014

Në këtë mbledhje Këshilli diskutoi dhe adoptoi konkluzione mbi Politikat e Zgjerimit dhe procesit te Stabilizim Asocimit. “Debati që u zhvillua tregoi edhe një herë se zgjerimi përbën një nga politikat më jetësore dhe më përcaktuese të BE-së si strukturë.  Në fakt ajo është edhe një ndër poloitikat më të suksesshme po t’i referohemi transformimit dhe  që sjell po ashtu edhe si mjet i frytshëm i politikës së jashtme. “ – deklaroi Sandro Gozi,  Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane i Italisë, gjithashtu  edhe president i Këshillit të Ministrave të  BE-së.

Në këtë kontekst Këshilli shprehu edhe një shqetësim serioz duke iu referuar arrestimeve dhe goditjes që iu bë lirisë së medias në Turqi. Në konferencën për shtyp që u mbajt fill pas mbledhjes së Këshillit, Sekretari i Shtetit Gozi u shpreh se liria e shprehjes së medias është një vlerë thelbësore që karakterizon BE-në dhe që ata presim të respektohet nga të gjithë, përfshirë këtu edhe shtetet kandidate që duan të anëtarësohen ne BE.

Këshilli si edhe shtetet anëtare që u mblodhën, ranë dakord mbi konkluzionet lidhur me respektimin e Shtetit të së Drejtës, duke vendosur kështu një dialog ndërmjet shteteve anëtare për të respektuar dhe për të vëzhguar zbatimin e këtij parimi brenda BE-së.  Ky instrument i ri plotëson procedurat e parashikuara për shkeljen  nga shtetet anëtare të  sistemit ligjor të BE-së- lidhur edhe me të ashtuquajturin nenin 7 të Traktatit të Lisbonës i cili parashikon  pezullimin e të drejtave të votimit të shtetit që kryen shkelje të vazhdueshme të vlerave Europiane.  Sandro Gozi tha se me adoptimin e këtyre konkluzioneve, Këshilli solli në vëmendje se shteti i së drejtës përbën një shqetësim të përbashkët për shtetet anëtare si edhe një ndër vlerat themelore mbi të cilat është bazuar vetë ekzistenca e BE-së. Ai shtoi se me dialogun e vendosur sot, do të jetë më e lehtë që  ky parim të vazhdojë të jetë një vlerë e përbashkët shoqëruar me atë të trajtimit të barabartë dhe objektiv të gjithë shteteve.

Këshilli gjithashtu diskutoi mbi pikëpamjet e Programit të Punës së Komisionit Europian për vitin 2015 dhe vendosi mbi programin  shumëvjeçar si edhe planin legjislativ me një nënvizim mbi forcimin e e bashkëpunimit  ndërinstitucional dhe  zhvillimit të një procesi legjislativ më efiçent dhe të shpejtë. Gozi vuri theksin mbi përmirësimin e funksionimit të BE-së duke i bërë procedurat e saj më transparente dhe efektive, si jetësore për të ardhmen e BE-së.  Kjo ishte edhe arsyeja përse ne,-tha Gozi,-  u shprehëm me një qëndrim të përbashkët në Këshill për funksionimin e BE-së mbi çështjet e përgjithshme. Progresi drejt një programi të përbashkët dhe më të fuqishëm ndërinstitucional  është hapi më i rëndësishëm në rrugën e BE-së.

Për më shumë informacion: http://www.consilium.europa.eu/uedocs/cms_data/docs/pressdata/EN/genaff/146348.pdf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli