MBYLLET ME SUKSES DITA E HAPUR 1 E KLINIKËS SË LIGJIT-FDUT

JuST-USAID në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Drejtësisë – Universitetin e Tiranës dhe Qendrën Europiane, në kuadër të implementimit të Programin e Arsimimit Ligjor Klinik organizuan sot “Ditën e Hapur 1 të Klinikës së Ligjit të FDUT”.

Dita e Hapur u zhvillua sot në hollin e FDUT-së, prej orës 09:30-14:00. Studentët e Fakultetit të Drejtësisë u informuan mbi Klinikën e Ligjit FDUT dhe mundësitë e përfshirjes në punën e saj, si edhe mënyrën sesi mund të adresonin qytetarët, që kanë nevojë për ndihmë juridike falas pranë Klinikës.

Studentëve i`u përcoll informacioni i publikuar nga JuST-USAID për veprimtarinë e deritanishme të Klinikës dhe sfidat për periudhën në vazhdim. Gjithashtu, studentët patën mundësi të konsultoheshin me model-tipe të disa akteve juridike, të cilat do t`i ndihmojnë ata në hartimin e modeleve të ngjashme gjatë aktivizimit pranë Klinikës së Ligjit të FDUT-së.

Qëllimi programit të Arsimimit Ligjor Klinik, krijuar nga JuST-USAID në bashkëpunim me Fakultetin ë Drejtësisë – UT implementuar në bashkëpunim me Qendrën Europiane është dhënia e ndihmës studentëve të FDUT-së për zhvillimin e mendimit kritik ligjor dhe të aftësive praktike, si edhe angazhimin e drejtpërdrejt të tyre, nën mbikëqyrjen e duhur, në dhënien e shërbimeve ligjore për klientët në nevojë.

Ky program ndihmon për të ekuilibruar tendencën teorike, që ka arsimimi juridik në Shqipëri, duke dhënë kontribut për përgatitjen më të mirë të profesionistëve të rinj të së drejtës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli