MBYLLET ME SUKSES GJYQI SIMULUES I DEPARTAMENTIT PUBLIK TË FAKULTETIT TË DREJTËSISË, UT NË KUADËR TË KLINIKËS SË LIGJIT

Ditën e premte në datë 20 shkurt, në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë u zhvillua Gjyqi Simulues i Departamentit Publik, në kuadër të implementimit të Programit të Edukimit të Klinik Ligjor. Studentët që performuan në rolin e trupit gjykues dhe palëve ishin si më poshtë:

Trup gjykues:

  • Armando Bode
  • Sajmira Kopani
  • Donald Tafilaj

Pala Paditëse – Shoqëria “Sheldon” sh.a:

  • Artemisa Shquti
  • Fiona Kopali
  • Inklida Allka
  • Rei Beqiraj

Pala e Paditur – Dega e Doganës Durrës:

  • Andrea Duri
  • Ekaterini Trungu
  • Klaudia Biba
  • Sara Lame

Studentët pjesëmarrës në këtë gjyq patën mundësinë të venë në praktikë dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtës administrative, dhe u njohjën më mirë me aspektin praktik të funksionimit të Gjykatës Administrative si një realitet ende i ri në Shqipëri. Gjithashtu, përmes këtij angazhimi të drejtpërdrejtë, ata mund tu vijnë në ndihmë personave që ndodhen në pamundësi ekonomike për të kontraktuar një avokat, në rast se duhet t’i drejtohen gjykatës përmes ofrimit të shërbimit ligjor falas.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli