Në konkursin “Gjyq simulues i GJEDNJ – Shqipëri 2014” morrën pjesë nëntë Fakultete të Drejtësisë publike dhe private të cilat ishin:
Albanian University ; Fakulteti i Drejtësisë- Universiteti i Tiranës; Universiteti Hëna e Plotë Bedër; Universiteti Luarasi; Universiteti Marin Barleti; Universiteti Ismail Qemali; Universiteti Luigj Gurakuqi; Universiteti Europian i Tiranës; Universiteti Pavarësia Vlorë.
Ndërkohë në fazën gjysëm-finale kaluan skuadrat e:
Fakulteti i Drejtësisë- Universiteti i Tiranës; Universiteti Hëna e Plotë Bedër; Universiteti Luarasi; Universiteti Marin Barleti; Universiteti Europian i Tiranës; Universiteti Pavarësia Vlorë.
Seanca gjysëm finale u zhvillua pranë Gjykatës së Apelit Tiranë me një trupë gjyqësore të përbërë nga:
Znj. Elira Kokona – ish- referente prane Sekretariatit të GJEDNJ;
Z. Denar Biba- zëvendës kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
Znj. Elona Lipivani – Këshilltare e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Në fazën finale të këtij konkursi u kualifikuan skuadra e Fakultetit të Drejtësisë – Universiteti i Tiranës dhe skuadra e Universitetit Marin Barleti, të cilat sipas shortit luajtën respektivisht rolin e “Kërkuesit” dhe “Shtetit”.
Seanca finale e konkursit u zhvillua në ambientet e Gjykatës së Lartë me një trupë gjyqësore të përbërë nga:
Z. Xhezair Zaganjori – kryetar i Gjykatës së Lartë;
Znj. Altina Xhoxhaj – gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese;
Z. Kristaq Traja – ish-gjyqtar i Shqipërisë në GJEDNJ;
Znj. Nuala Mole – avokate e lartë pranë Qendrës AIRE Londër;
Z. Giusepe Cattaldi – ekspert i së drejtës ndërkombëtare;
Z. Alaudin Malaj – kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë;
Z. Sokol Sadushi – drejtor i Shkollës së Magjistraturës.
Konkursin “Gjyq simulues i GJEDNJ – Shqipëri 2014” e fitoi skuadra përfaqësuese e Fakultetit të Drejtësisë – Universiteti i Tiranës, e cila përfaqësoi Shqipërinë në konkursin rajonal “Moot Court Competition” që u zhvillua më 24-27 prill 2015 në Herceg Novi, Mal i Zi.
Final Kazusi-Moot Court 2014-QE
Rregullat_dhe_Procedurat_e_Konkursit_-_Simulim_Gjyqi_GJEDNJ__Shqipëri_2014