Në konkursin “Gjyq simulues i GJEDNJ – Shqipëri 2015” morrën pjesë dhjetë Fakultete të Drejtësisë publike dhe private të cilat ishin:
Universiteti Hëna e Plotë Bedër; Universiteti Luarasi; Universiteti Marin Barleti; Universiteti Ismail Qemali; Universiteti Luigj Gurakuqi; Universiteti Europian i Tiranës; Universiteti Pavarësia Vlorë; Universiteti Aleksandër Moisiu; Universiteti i New York-ut në Tiranë dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.
Ndërkohë në fazën gjysëm-finale kaluan skuadrat e:
Universitetit Hëna e Plotë Bedër; Universitetit Marin Barleti; Universitetit Europian i Tiranës; Universitetit Luigj Gurakuqi, Universitetit të New York-ut në Tiranë dhe Universitetit Ismail Qemali.
Seanca gjysëm finale u zhvillua pranë Gjykatës së Apelit Tiranë me një trupë gjyqësore të përbërë nga:
Znj. Vjollca Meçaj – ish-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese;
Z. Armand Skapi – drejtor i kodifikimit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme;
Znj. Lorena Goxhobelli – këshilltare e zëvendës Kryeministrit.
Në fazën finale të këtij konkursi u kualifikuan skuadra e Universitetit të New York-ut në Tiranë dhe skuadra e Universitetit Marin Barleti, të cilat sipas shortit luajtën respektivisht rolin e “Kërkuesit” dhe “Shtetit”.
Seanca finale e konkursit u zhvillua në ambientet e Gjykatës Kushtetuese me një trupë gjyqësore të përbërë nga:
Z. Robert Spano – gjyqtar përfaqësues i Islandës në GJEDNJ;
Z. Ledi Bianku – gjyqtar përfaqësues i Shqipërisë në GJEDNJ;
Z. Bashkim Dedja – kryetar i Gjykatës Kushtetuese;
Z. Xhezair Zaganjori – kryetar i Gjykatës së Lartë;
Znj. Aurela Anastas – eksperte e të drejtës kushtetuese;
Znj. Vjollca Meçaj – ish-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese;
Z. Armand Skapi – drejtor i kodifikimit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Konkursin “Gjyq simulues i GJEDNJ – Shqipëri 2015” e fitoi skuadra përfaqësuese e Universitetit të New York-ut në Tiranë, e cila do të përfaqësoi Shqipërinë në konkursin rajonal “Moot Court Competition” që do të zhvillohet më 6-9 maj 2016 në Zagreb, Kroaci.
Gjyqi_Simulues_GJEDNJ_2015_Kazusi
Gjyq_Simulues_GJEDNJ_2015_Rregullat_dhe_Procedurat_e_Konkursit