Më datë 19 dhejtor 2016, në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u zhvillua finalja e madhe e Gjyqit Simulues të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri III, një bashkëpunim për të tretin vit radhazi midis Qendrës Europiane dhe Civil Rights Defenders. Aktiviteti ishte vazhdimësi e dy fazave të para që konsistonin në dërgimin dhe përzgjedhjen e argumentave me shkrim për çdo palë, nga 11 universitete pjesëmarrëse, dhe në gjysëm-finalen u kualifikuan 6 universitete të cilat në bazë të një shorti të hedhur një natë para u ndanë në 2 grupe, si përfaqësues të Kërkuesit dhe përfaqësues të Shtetit. Pas vlerësimit të performancës të 6 skuadrave gjysmëfinaliste të cilat ishin:
- Universiteti i Tiranës
- Universiteti “Marin Barleti”
- Albanian University
- Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
- Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër
- Kolegji Universitar “Bedër”
Në fazën finale kaluan skuadra e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit “Marin Barleti”, të cilat luajtën rolin e ‘Kërkuesit’ dhe ‘Shtetit’.
Seanca finale e konkursit u zhvillua në ambientet e Gjykatës Kushtetuese në datë 19 dhjetor, me një trupë gjyqësore të përbërë nga:
- Z. Xhezair Zaganjori – Kryetar
- Znj. Vjollca Meçaj- Anëtare
- Znj. Irma Baraku – Anëtare
- Z. Florjan Kalaja – Anëtar
- Znj. Ardjana Shehi- Anëtare
- Z. Dorjan Matlija – Anëtar
- Znj. Manjola Xhaxho – Anëtare
Të dyja ekipet elaboruan mbi argumentat e tyre dhe më pas trupi gjykues u tërhoq që të merrte vendim dhe të vlerësonte secilën skuadër bazuar në performancën e tyre. Paneli Gjykues shpalli fitues të fazës Finale të Gjyqit Simulues të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri III, skuadrën e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës . Kjo skuadër do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin rajonal, i cili do të organizohet nga Civil Rights Defenders, në Tiranë në muajin mars.