Më 15 dhe 16 dhjetor 2017, pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, u zhvillua nga Qendra Europiane raundi final i “Gjyqit simulues i GJEDNJ – Shqipëri 2017”. Ky event erdhi për të katërtin vit rradhazi si bashkëpunim i Qendrës Europiane dhe Civil Rights Defenders.
Në konkursin “Gjyq simulues i GJEDNJ – Shqipëri 2017”, morën pjesë dhjetë Fakultete të Drejtësisë, publike dhe private të cilat ishin:
- Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
- Universiteti i New York, Tirana
- Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
- Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
- Universiteti i Tiranës
- Universiteti Europian i Tiranës
- Kolegji Universitar “Luarasi”
- Kolegji Universitar “Beder”
- Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër
- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë
Ndërkohë në fazën gjysëm-finale kaluan skuadrat e:
- Universiteti i Tiranës
- Universiteti i New York, Tirana
- Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
- Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
- Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër
- Kolegji Universitar Beder”
Në fazën finale kaluan skuadra e Universitetit të Vlorës dhe Universitetit Tiranës, të cilat luajtën përkatësisht rolin e ‘Kërkuesit’ dhe ‘Shtetit’.
Seanca finale e konkursit u zhvillua në ambientet e Gjykatës Kushtetuese me një trupë gjyqësore të përbërë nga:
- Z. Ledi Bianku – Gjyqtari përfaqësues i Shqipërisë në GJEDNJ
- Znj. Arta Mandro – Pedagoge, Shkolla e Magjistraturës
- Z. Xhezair Zaganjori – Kryetar i Gjykatës së Lartë
- Z. Idlir Peçi – Ekspert në të drejtat e njeriut
- Znj. Migena Leskoviku – Pedagoge, Universiteti i Tiranës
- Z. Florjan Kalaja – Gjyqtar, Këshilltar i Kryetarit të Gjykatës së Lartë
Konkursin “Gjyq simulues i GJEDNJ – Shqipëri 2017” e fitoi skuadra përfaqësuese e Universitetit të Vlorës, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin rajonal “Moot Court Competition”që do të zhvillohet më 19-21 maj 2018 në Shkup, Maqedoni.