Më datë 22 dhejtor 2018, në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u zhvillua finalja e madhe e Gjyqit Simulues të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri V, një bashkëpunim për të pestin vit radhazi midis Qendrës Europiane dhe Civil Rights Defenders. Aktiviteti ishte vazhdimësi e dy fazave të para që konsistonin në dërgimin dhe përzgjedhjen e argumentave me shkrim për çdo palë, nga 10 universitete pjesëmarrëse, dhe në gjysëm-finale u kualifikuan 6 universitete të cilat në bazë të një shorti të hedhur një natë para u ndanë në 2 grupe, si përfaqësues të Kërkuesit dhe përfaqësues të Shtetit. Pas vlerësimit të performancës, u zgjodhën 6 skuadrat gjysmëfinaliste të cilat ishin:
- Universiteti i Tiranës “Fakulteti i Drejtësië”
- Universiteti “Marin Barleti”
- Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
- Universiteti “New York Tirana “
- Kolegji Universitar ” Bedër”
- Universiteti “Mesdhetar”
Në fazën finale kaluan skuadra e Universitetit të Tiranës “Fakulteti i Drejtësië” ,dhe Universiteti “New York Tirana”, të cilat luajtën rolin e ‘Kërkuesit’ dhe ‘Shtetit’ respektivisht.
Seanca finale e konkursit u zhvillua në ambientet e Gjykatës Kushtetuese më datë 22 dhjetor, me një trupë gjyqësore të përbërë nga:
- Z. Darian Pavli– Kryetar
- Z. Rick Lawson- Anëtar
- Z. Idlir Peci – Anëtar
- Z. Florjan Kalaja – Anëtar
- Znj. Migena Leskoviku – Anëtare
Të dyja ekipet elaboruan mbi argumentat e tyre dhe më pas trupi gjykues u tërhoq që të merrte vendim dhe të vlerësonte secilën skuadër bazuar në performancën e tyre. Paneli Gjykues shpalli fitues të fazës Finale të Gjyqit Simulues të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri V, skuadrën e “Fakultetit të Drejtësisë”, Universiteti i Tiranës . Kjo skuadër do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin rajonal, i cili do të organizohet nga Civil Rights Defenders, në muajin mars.