“Mundësi të reja për studentët dhe studiuesit shqiptarë”

Zhvillime të rëndësishme erdhën nga Strasburgu. Deputetët e Parlamentit Europian propozuan dhe votuan amendime, të cilat do t`i japin studentëve dhe kërkuesve shkencorë të vendeve të treta më shumë mundësi qëndrimi në vendet e Unionit Europian, duke ofruar shanse të reja për ta.

Falë amendimeve të bëra nga Komiteti për Liritë Civile më 05 nëntor 2013, Bashkimi Europian do të ofrojë kushte më të mira jetese dhe punësimi për studentët e vendeve jo anëtare, kërkuesit shkencorë, stazhierët, vullnetarët, nxënësit e arsimit para universitar dhe dadot të fëmijëve, si një mënyrë për të rritur konkurencën mes shteteve anëtare. Eurodeputetët propozuan, që kërkuesit shkencorë dhe studentët të qëndrojnë në BE një vit deri në një vit e gjysëm më shumë nga mbarimi i detyrimeve të tyre akademike, ose praktike në mënyrë, që të kërkojnë punë apo të ngrenë një sipërmarrje të tyren. Gjithashtu, ata propzuan afate të rrepta në lidhje me aplikimet.

Sipas Komisionit Europian çdo vit Europa shpenzon 0.8% të GDP-së vjetore më pak se SHBA dhe 1.5% më pak se Japonia në lidhje me kërkimin shkencor dhe zhvillimin. Pjesa më e madhe e kërkuesve shkencorë dhe inovatorëve janë duke lëvizur drejt vendeve, të cilat u ofrojnë kushte më të mira. Këto ndryshime në rregullat e BE-së do të prezantojnë kushte më të favorshme dhe do t`i shndërrojnë vendet e Unionit më atraktive për shtetasit e vendeve të treta, duke ofruar mundësi të reja për të kryer kërkime shkencore, për studime, për shkëmbime akademike, për stazhe, për shërbime vullnetare apo për shërbime në lidhje me asistencën e fëmijëve.

“Ky votim tregon, që Parlamenti e kupton nevojën për rregulla më të mira dhe të thjeshta për studentët dhe kërkuesit shkencorë, që vijnë nga vendet e treta, për t`i ofruar atyre mundësinë të nisin një jetë të re në BE pas përfundimit të studimeve, ose kërkimeve shkencore. Ne kemi nevojë për këta qytetarë dhe ne duhet të bëhemi më konkurues në tregun global, në mënyrë që të tërheqim studentët dhe kërkuesit shkrencorë të huaj në BE. Ky votim përforcoi propozimin e Komisionit dhe do të shtyjë Këshillin të finalizojë qëndrimin e tij, sa më shpejt, për të bërë të mundur arritjen e një marrëveshjeje”- u shpreh Cecilia Ëikstrom (zëdhënësja e ALDE, SE).

Më shumë kohë për të krijuar një kompani

Eurodeputetët vlerësuan se pasi të mbarojnë kërkimin shkencor, ose studimet e tyre shtetasit e vendeve të treta do të kenë mundësi të qëndrojnë në Shtetin Anëtar në të cilin kryen kërkimin, ose studimet për një deri në një vit e gjysëm, me qëllim që të kërkojnë punë ose të krijojnë një kompani të tyren. Komisioni propozoi, që kjo periudhë të limitohej në vetëm një vit.

Nuk do të ketë taksa të tepruara

Shtetet Anëtare mund të kërkojnë pagesën e ndonjë takse, ose shenzimeve administrative. Gjithësesi, këto taksa nuk duhet të jenë të tepruara ose jo proporcionale aq sa të eklipsojnë qëllimin e këtyre ndryshimeve legjislative, si edhe nëse pagesat do të kryhen nga personat e interesuar, ai/ajo do të rimbursohet nga entiteti pritës ose familja pritëse.

Afate të rrepta

Deputetët e Parlamentit Europian sugjeruar një afat 30 ditor (në ndryshim nga 60 ditor i propozuar nga Komisioni) për t`i dhënë mundësi vendeve anëtare të pranojnë ose refuzojnë aplikimin. Gjithashtu, ata parashikuan një afat tjetër 30 ditor për të apeluar vendimin në rast refuzimi.

E drejta për të punuar dhe lëvizja

Eurodeputetët mbështetën propozimin e Komisionit për dhënien e të drejtës për të punuar kërkuesve shkencorë dhe studentëve të huaj. Megjithatë, secili shtet anëtar mund të vendosë kufizime në lidhje me këtë të drejtë. Kërkuesit shkencorë do të lejohen të japin mësi dhe studentët të kryejnë punë kundrejt pagesës, por vetëm jashtë kohës së tyre të studimit. Komiteti parashtroi se anëtarët e familjes së kërkuesve shkencorë dhe studentëve do të mund t`u bashkohen të afërmve të tyre dhe të punojnë në të njëjtin shtet.

Sipas propozimit të Komisionit, kërkuesit shkencorë, studentët dhe stazhierët do të kenë të drejtën të lëvizin nga një vend anëtar në tjetrin. Eurodeputetët propozuan, që në parim kjo e drejtë të shtrinte efektet edhe për punonjësit vullnetarë.

Hapat pasardhës

Komiteti i dha znj. Wikstrom një mandat për të nisur bisedimet me Këshillin Europian sapo shtetet anëtare të BE-së të bien dakort për pozitat e tyre në negociata.

Këto ndryshime janë një shans tepër i mirë për të gjithë studentët, kërkuesit shkencorë dhe stazhierët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një të ardhme të re në vendet e BE-së, duke i dhënë mundësi të jenë konkuretë me të drejta të plota në tregun europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli