Ndihma juridike e garantuar nga shteti – Buxhetimi me pjesëmarrje

Prej 1 qershorit 2018 ka hyrë në fuqi ligji për ndihmën juridike të garantuar nga shteti. Ligji siguron akses në drejtësi duke garantuar të drejtën për këshillim dhe përfaqësim falas për qytetarët me të ardhura të pamjaftueshme dhe kategori të veçanta. Por, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga miratimi i ligjit, ky shërbim ende nuk ofrohet nga institucionet shtetërore.

Këshillimi juridik duhet të ofrohet nga:
-punonjësit me trajnim të posaçëm;
-organizatat jofitimprurëse të autorizuara;
-klinikat ligjore pranë institucioneve të arsimit të lartë;

Përfaqësimi në gjykatë i çështjeve në fjalë bëhet nga avokatët e përfshirë në listën e miratuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për hapjen e 4 qendrave në nivel kombëtar për ofrimin e ndihmës juridike falas.

Buxheti për këtë program për tre vitet e ardhshme është parashikuar:
Viti 2020 – 78 milionë lekë
Viti 2021 – 80 milionë lekë
Viti 2022 – 80.5 milionë lekë

Nga këto parashikime, për vitin 2020 vetëm 48 milionë lekë janë akorduar për ofrimin e ndihmës juridike parësore dhe dytësore në nivel kombëtar, fond i cili është i pamjaftueshëm për të përballuar kostot e shpenzimeve gjyqësore, duke e bërë të pamundur zbatimin e plotë të ligjit.

Por a mund të ndryshojë kjo situatë?

Sigurisht që PO dhe këtë mund ta bëjë gjithsecili prej nesh. Si?

Duke qenë aktiv dhe duke u bërë pjesë e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje përgjatë diskutimit të Buxhetit të Shtetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Luaj rolin tënd për zbatimin e këtij ligji, në të kundërt shtresave në nevojë dhe grupeve me probleme social-ekonomike do t`ju mohohet aksesi në drejtësi!

Kjo nismë zbatohet nga Qendra Europiane me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli