Njoftim për prokurim
Qendra Europiane po kërkon për një kompani Komunikimi dhe PR, për të ofruar shërbimin e prodhimit të materialeve të komunikimit, në kuadër të projektit “Rritja e efikasitetit të buxhetit të shtetit përmes zbatimit të konsultimit publik në sektorin e drejtësisë”, që Qendra po zbaton në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Më konkretisht, Qendra po kërkon për një kompani që ofron këto shërbime:
- Dizajni dhe prodhimi i një video përmbledhëse;
- Dizajni i posterave;
- Infografi;
- Boost ne rrjetet sociale;
Njoftimi për prokurim do të publikohet në faqen zyrtare të Qendrës. Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë ofertat e tyre financiare me e-mail ose postë, deri më datë 3 gusht 2020.