NISMA E GJYKATËS SË APELIT TIRANË PËR VLERËSIMIN DHE PËRMIRËSIMIN E SHËRBIMEVE

Në datë 20 dhe 21 prill në orën 11.00, në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë, me iniciativë të kryetarit të saj Z. Alaudin Malaj të gjithë përdoruesit e shërbimeve të Gjykatës patën mundësi të bënin vlerësimin e tyre përmes një pyetësori anonim, i cili përmbante 13 pyetje për vlerësimin e performancës së shërbimeve të kësaj gjykate.

Pyetësori ishtë vënë në dispozicion të publikut prej muajit janar deri më datë 20 prill. Po në këtë datë u bë e mundur hapja e kutive nga përfaqësues të Qendrës Europiane, në mënyrë që procesi të ishte sa më transparent dhe i hapur, si edhe për të forcuar më tej bashkëpunimin e gjyqësorit me shoqërinë civile.

Nga rezultatet e anketave të cilat ishin plotësuar gjatë këtyre muajve kishin shprehur mendimin e tyre 264 qytetarë. Pjesa më e madhe e këtyre pyetësorëve shprehte një opinion pozitiv për mënyrën e ofrimit të shërbimeve në Gjykatën e Apelit Tiranë, gjithsesi ka gjithmonë vend për përmirësime.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga JuST-USAID, SEJ (Support to Efficency of Justice), Prezenca e OSBE si dhe përfaqësues të EURALIUS, të cilët shprehën vlerësimin, mendimet dhe sygjerimet e tyre lidhur me këtë anketim.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Z. Alaudin Malaj shprehu se është tepër i gatshëm dhe i hapur për të marrë në konsideratë gjithë sygjerimet e qytetarëve, në mënyrë që Gjykata e Apelit të mund të përmirësojë shërbimet e veta dhe të kontribuojë sa më tepër në konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli