PËR NJË GJYQËSOR TË PAVARUR DHE PROFESIONAL: BASHKËPUNO DHE TI! – NISËM NË KUADËR TË KOALICIONIT DREJTËSI PËR TË GJITHË

Qendra Europiane në bashkëpunim me Qendrën ALTRI, organizata anëtare të “Koalicionit Drejtësi për të gjithë”, kanë nisur zbatimin e projektit “Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional: bashkëpuno dhe ti”.

Projekti, i cili është pjesë e veprimtarisë së planit të veprimit të Koalicionit për vitin 2017, ka për synim informimin dhe edukimin e qytetarëve shqiptarë përsa i përket reformës në drejtësi dhe veçanërisht “ligjit të vetingut”.

Gjatë këtij projekti do organizohen një sërë aktivitetesh ndër të cilat vlen të theksohen:

Sesione informuese në dymbëdhjetë qarqe të vendit, ku publiku do të informohet dy herë në muaj për gjashtë muaj rradhazi mbi ligjin e vetingut dhe kontributin që qytetarët munv të japin në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

Ditë të Hapura në dymbëdhjetë qarqet e vendit, ku të rinj do të vendosen pranë bashkive të këtyre qyteteve për të informuar qytetarët me mënyrën se si mund të denoncojnë rastet e korrupsionit dhe të bashkëpunojnë me organet e vetingut.

Organizimi i një serie forumesh të hapura për të gjithë qytetarët në dymbëdhjetë qarqet e vendit, për të prezantuar më në detaj ligjin e vetingut dhe angazhimin qytetar sipas këtij ligji. Gjatë forumeve do të inkurajohen qytetarët për të denoncuar rastet korruptive pranë organeve të vetingut.

Qendra Europiane dhe Qendra ALTRI do të organizojnë një fushatë mediatike në median vizive por edhe atë online me qëllim, informimin e sa më shumë qytetarëve dhe nxitjen e tyre për të referuar raste korrupsioni pranë organeve të vetingut.

Me qëllim pasjen e një gjyqësori të pavarur dhe profesional duhet të bashkëpunojmë të gjithë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli