“Përballja me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar në nivel lokal”

Në kuadër të projektit “Përballja me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar në nivel lokal” që Qendra Europiane po zbaton në bashkëpunim me Terre des homme dhe financim të BE, Qendra zhvilloi 3 Forumet Rajonale, në Tiranë, Elbasan dhe Pogradec, përkatësisht në datat 16, 18 dhe 19 tetor.

Forumet kishin si qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për fenomenet shqetësuese të radikalizmit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe ishin të hapur për publikun. Pjesëmarrës në forum ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizata të shoqërisë civile që implementojnë projekte të ngjashme dhe jo vetëm, pedagogë, studentë si dhe qytetarë të profesioneve të ndryshme që shprehën interesin për pjesëmarrje. Gjatë zhvillimit të forumeve u diskutua për politika konkrete për parandalimin e këtyre fenomeneve në nivel vendor dhe qendror, si dhe u prezantuan dhe projektet simotra duke paraqitur feedback-un e marrë nga qytetarët në zonën e targetuar. Forumi u zhvillua në formë bashkëbisedimi midis të  pranishmëve lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, rrezikun që paraqesin për qytetarët shqiptarë këto fenomene, si dhe hapat që duhen ndjekur nga të gjithë anëtarët e shoqërisë në kuadër të parandalimit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli