“Përballja me radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunshëm në nivel lokal”

Qendra Europiane në bashkëpunim me Terre des Homme janë duke zbatuar projektin “Përballja me radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunshëm në nivel lokal”. Qëllimi i projektit është ndërgjegjësimi i publikut për pasojat që sjell ekstremizmi i dhunshëm, si dhe promovimi i pjesëmarrjes qytetare në parandalimin dhe ekspozimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Projekti do të zbatohet në 3 qytete: Tiranë, Elbasan, Pogradec, dhe konsiston në organizimin e sesioneve ndërgjegjësuese gjatë të cilave do të shpërndahen fletëpalosje informuese mbi temën, si dhe në organizimin e 3 forumeve rajonale. Finalizimi do të bëhet me një konferencë përmbyllëse, gjatë së cilës do të trajtohen përfundimet e arritura gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Deri më tani janë zhvilluar 2 nga Trajnimet e Trajnerëve – në Tiranë dhe Elbasan, ku koordinatorët tanë lokalë u informuan më gjatë mbi temën dhe përmbajtjen e fletpalosjes. Trajnimi i rradhës është parashikuar në datat 21-22 qershor në qytetin e Pogradecit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli