Përfundimi me sukses i projektit “Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional – Bashkëpuno edhe ti!”

Qendra Europiane, në bashkëpunim me Qendrën ALTRI, të dyja anëtare të Koalicionit “Drejtësi për të gjithë” kanë përfunduar me sukses projektin “Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional- bashkëpuno dhe ti”, financuar nga USAID. Qëllimi i projektit ishte informimi dhe edukimi i qytetarëve mbi procesin e vetingut, si dhe mbi rolin e tyre në këtë proces. Aktivitetet e këtij projekti përfshinë organizimin e forumeve rajonale në 12 qarqet e vendit, qëllimi i të cilave ishte informimi i qytetarëve si dhe mundësia për të diskutuar me ta mbi temën, si dhe sesione informuese për ndërgjegjësimin e qytetarëve, gjatë së cilave u bë shpërndarja e fletëpalosjeve informuese nga ana e koordinatorëve lokalë. Në kuadër të projektit, u publikua gjithashtu një video e cila përshkruante mënyrën e duhur për plotësimin e formularit të denoncimit, të hartuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. (linku poshtë) Ekspertët e projektit gjithashtu dhanë intervista për mediat lokale, që kishin si qëllim informimin në masë të publikut për procesin e vetingut dhe mënyrat se si ata mund të përfshiheshin në të. Ky projekt konkludoi me realizimin e të gjitha objektivave të përcaktuara, dhe të dyja organizatat ndihmuan në përmirësimin e njohurive të qytetarëve mbi procesin e rëndësishëm të vetingut.

Të gjithë mund të japim kontributin tonë në proceset e Reformës në Drejtësi. ⚖️ ✅A dije se duke vizituar www.kpk.al dhe klikuar në rubrikën MODELI I DENONCIMIT mund të kointribuosh në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve 🛂 ? Nëse jo atëherë shpënzo 3 minuta 🕛 dhe të informohesh përmes videos 🎞️ e cila të instrukton dhe lehtëson plotësimin e formularit të denoncimit. 📝#ReformaNëDrejtësi #QendraEuropiane #QendraAltri #KoalicioniDrejtësiPërTëGjithë

Posted by Qendra Europiane/European Centre on Tuesday, March 20, 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli