PËRMBLEDHJA E VENDIMEVE TË GJYKATËS SË STRASBURGUT “KUNDËR SHQIPËRISË”- QENDRA EUROPIANE DHE CIVIL RIGHTS DEFENDERS

Ky botim u realizua në kuadër të projektit “Gjyqi Simulues GJEDNJ – Shqipëri 2015” konkurs kombëtar ndërmjet fakulteteve të drejtësisë të universiteteve shqiptare, zbatuar për herë të parë në Shqipëri nga bashkëpunimi i ngushtë i Qendrës Europiane dhe Civil Rights Defenders Shqipëri. Përmbledhja u hartua nën kujdesin e ekspertes të të drejtave të njeriut Znj. Dajena Kumbaro.

Botimi përmbledh të gjitha rastet e gjykuara në GJEDNJ kundër Shqipërisë dhe standardet e saj mbi garantimin e lirive dhe të drejtave të parashikuara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) nga viti 2004 deri në prill të vitit 2014. Për shkak të vendit, që i jep Kushtetuta e Shqipërisë, Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe rëndësisë që ka jurisprudenca e  Gjykatës së Strasburgut për interpretimin e kufizimeve të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut sipas nenit 17 të Kushtetutës, kjo përmbledhje jurisprudenciale vjen si udhërrëfyes i rëndësishëm për gjyqtarë, prokurorë, avokatë, studiues dhe veçanërisht studentët e Fakulteteve të Drejtësisë. Në botim paraqiten disa elemente thelbësore të standardeve të zbatuara  nga GJEDNJ në një përpjekje për të përforcuar  më tej njohjen dhe respektimin e jurisprudencës së gjykatës, me qëllim përmirësimin e sistemit të brendshëm dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Botimi është i ndarë në dy Pjesë. Pjesa e Parë trajton me përmbledhje dhe komente vendimet me karakter penal; ndërsa Pjesa e Dytë, vendimet me karakter civil. Renditja e vendimeve në  është bërë në mënyrë kronologjike nga vendimi më i vonshëm i Gjykatës së Strasburgut në vendimin më të hershëm.. Ndërkohë, në fund të punimit është përfshirë një vendim, i cili trajton shkeljen e nenit 8 të Konventës për gëzimin  jetës private, vendim i cili është i vetmi në llojin e tij në çështjet e shqyrtuara në themel nga GJEDNJ kundër Shqipërisë.

Kjo përmbledhje stardartesh dhe vendimesh synon të qartësojë qëndrimin e mbajtur në rastet “kundër Shqipërisë” si një udhërrëfyes për interpretimin dhe zbatimin e së drejtës shqiptare dhe përmirësimin e problematikave për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli