PËRMBYLLJA ME SUKSES E KONKURSIT “GJYQI SIMULUES I GJYKATËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT – SHQIPËRI II”

Më datë 19 dhejtor në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u zhvillua finalja e madhe e Gjyqit Simulues të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri II, një bashkëpunim për të dytin vit radhazi midis Qendrës Europiane dhe Civil Rights Defenders. Aktiviteti ishte vazhdimësi e dy fazave të para që konsistonin në dërgimin dhe përzgjedhjen e argumentave me shkrim për çdo palë, nga 11 universitet pjesëmarrëse, dhe gjysëm-finalen ku u kualifikuan 6 universitete të cilat në bazë të një shorti të hedhur një natë para u ndanë në 2 grupe, si përfaqësues të Kërkuesit dhe përfaqësues të Shtetit. Pas vlerësimit të performancës të 6 skuadrave gjysmëfinaliste të cilat ishin: Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shkolla e Lartë Hëna e Plotë – Bedër, Sh.L.U.J “Universiteti Marin Barleti”, Universiteti i New Yorkut Tiranë, Universiteti Europian i Tiranës.

Në këtë fazë trupi gjykues i konkursit përbëhej nga Z. Armand Skapi, Znj. Vjollca Meçaj dhe Znj. Lorena Goxhobelli.

Nga ky konkurs dy skuadrat me pikët më të larta përkatësisht për Kërkuesin – Universti i New Yorkut Tiranë dhe për përfaqësuesin e Shtetit – Universiteti Marin Barleti u shpallën fitues për në finale.

Faza finale ishte një eksperiencë e paharrueshme sa i takon rritjes profesionale dhe akademike, si edhe në aspektin e mundësisë së ushtrimit të aftësive praktike nga studentët para një trupi gjykues mjaft të kualifikuar. Trupi gjykues përbëhej nga:

Z. Robert SPANO – Gjyqtari përfaqësues i Islandës në GJEDNJ (Kryetar)

Z. Ledi BIANKU – Gjyqtari përfaqësues i Shqipërisë në GJEDNJ (Anëtar)

Z. Bashkim DEDJA – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese (Anëtar)

Z. Xhezair ZAGANJORI – Kryetari i Gjykatës së Lartë (Anëtar)

Znj.Vjollca MEÇAJ – Ish gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese dhe specialiste e fushës së të drejtës kushtetuese (Anëtare)

Z. Armand SKAPI – Shefi i Departamentit të së Drejtës dhe Traktateve Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme (Anëtar)

Znj. Aurela ANASTAS – Specialiste dhe akademike e fushës së të drejtës kushtetuese (Anëtare).

Finalja u zhvillua me sukses ndërmjet përfaqësuesit të Kërkuesit, Universitetit të New Yokrut Tiranë, i cili prezantohej me grupin e studentëve dhe liderin si më poshtë:

1. Kristiana FILIP

2. Ledja BURNAZI

3. Andrea MAZELLIU

4. Ilva HAMZAJ

5. Aldo HOXHA

6. Livja GJIKA

Lider: Enkelejda KOKA

Nërkohë SH.L.U.J “Marin Barleti” në pozicionin e përfaqësuesit të Shtetit, prezantohej me studentët dhe liderin si më poshtë vijon:

1. Dorina TERZIU

2. Arif TOTA

3. Indrit BATUNI

4. Borana RRAPI

5. Albion GJIMI

6. Kristin AGAJ

Lider: Elona BANO

Të dyja ekipet elaboruan mbi argumentat e tyre dhe më pas trupi gjykues u tërhoq që të merrte vendim dhe të vlerësonte secilën skuadër bazuar në performancën e tyre. Paneli Gjykues shpalli fitues NEW YORKUT TIRANË Tiranë të fazës Finale të Gjyqit Simulues të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri II. Kjo skuadër do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin rajonal, i cili do të organizohet nga Civil Rights Defenders, në Kroaci.

Kalo te paneli