Përmbyllja me sukses e projektit “Procesi i rregullt ligjor si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës”

Qendra Europiane përfundoi me sukses projektin “Procesi i rregullt ligjor si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës”. Përmes kësaj nisme u:
– Monitoruan 6 Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë dhe Gjykata Administrative e Apelit
– Rritën kapacitetet e studentëve të drejtësisë në 10 fakultete në rang vendi
– Rritën kapacitetet e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe apelit, si edhe ndihmësve ligjorë përmes 4 trajnimeve të përbashkëta të organizuara në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës
– Botua manuali “E drejta për një proces të drejtë”.

Ky projekt ishte pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe nga Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të integruara”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli