Përmbyllja me sukses e projektit “Të drejtat themelore të parat: Mbrojtja nga diskriminimi”.

Qendra Europiane në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer zbatuan projektin “Të drejtat themelore të parat: Mbrojtja nga diskriminimi”. Ky projekt ishte i ndarë në dy faza:

Faza e parë kishte të bënte me hartimin e një manuali mbi mbrojtjen ndaj diskriminimit për studentët e drejtësisë, punonjësit e administratës publike, si dhe qytetarët në përgjithësi. 
Faza e dytë konsistoi në zhvillimin e tre trajnimeve në bashkëpunim me institucionet vendase për fuqizimin e kapaciteteve të studentëve të drejtësisë në garantimin e mbrojtjes ndaj diskriminimit për çdo individ apo grup shoqëror.

#NaNdiqni #QendraEuropiane #KAS #MbrojtjangaDiskriminimi#Tedrejtatenjeriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli