“Përmirësimi i njohurive dhe forcimi i rolit monitorues të studentëve në implementimin e reformës në drejtësi”

Qendra Europiane dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Zyra për Shqipërinë,  janë duke zbatuar projektin “Përmirësimi i njohurive dhe forcimi i rolit monitorues të studentëve në implementimin e reformës në drejtësi”. Në kuadër të projektit do të zhvillohen trajnime në 4 universitete në rang vendi, gjatë të cilave ekspertët do të trajtojnë tema mbi reformën në sistemin e drejtësisë, për qartësimin dhe përmirësimin e njohurive të aktivistëve të shoqërisë civile, studentëve si dhe mediave lokale. Gjatë trajnimeve Qendra ka shpërndarë tek pjesëmarrësit botimet e saj në kuadër të projektit. Deri më tani është zhvilluar trajnimi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ndërsa i rradhës është në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli