PLANI I VEPRIMIT TË RABATIT KUNDËR NXITJES SË URREJTJES BAZUAR NË ARSYE NACIONALE, RACIALE APO FETARE, QË NXISIN DISKRIMINIMIN, ARMIQËSINË APO DHUNËN

Plani i Veprimit të Rabatit kundër nxitjes së urrejtjes bazuar në arsye nacionale, raciale apo fetare, që nxisin diskriminimin, armiqësinë apo dhunën.

Konkluzione dhe rekomandime që burojnë nga katër ëorkshope rajonale të organizuara në 2011 nga OHCHR dhe të adoptuara nga ekspertë në Rabat, Marok në 5 Tetor 2012.

Në vitin 2011, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut organizoi një seri workshopesh në nivel eksperti në rajone të ndryshme, konkretisht 4 rajone (Europe, Afrike, Azi dhe Pacifik, si edhe Amerikë) me temë burimi i urrejtjes nacionale, raciale dhe fetare e reflektuar në të drejtën ndërkombëtare. Në workshope u diskutua gjithashtu mbi përgjigje të mundshme strategjike kundër nxitjes së urrejtjes, qoftë ajo me natyrë ligjore ose jo. Fokusi i tyre ishte lidhja ndërmjet lirisë së shprehjes dhe fjalimeve të urrejtjes, që zakonisht janë më të ndjeshme në cështjet e fesë. Fatkeqësisht kjo cështje ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit pasi ka qenë burim konfliktesh dhe dhune ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Workshopet e 2011 kanë prodhuar një informacion mjaft të gjerë e të pasur duke sugjeruar zgjidhje praktike për zbatimin më të saktë të standarteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.  Duke u nisur nga rezultatet e pasura të 2011, OHCHR organizoi një workshop tjetër në 2012 në Rabat. Qëllimi i tij ishte krahasimi dhe analiza e rezultateve nga katër workshopet rajonale dhe identifikimi i vepmrimtarisë së ardhshme në të gjitha nivelet për zbatimin e të drejtave të njeriut dhe ndarjes së kësaj eksperience.

Në konferencë morën pjesë Raportuesit e ndryshëm të OHCHR si Raportuesi mbi lirinë e Shprehjes, Raportuesi për Lirinë e Besimit, Raportuesi mbi Racizmin etj. Gjithashtu shtetet anëtare ishin të ftuara të merrnin pjesë si observues. Ftesa për pjesëmarrje si vëzhgues iu drejtua edhe institucioneve, gazetarëve, OJF-ve dhe kujtdo që ishte i interesuar mbi të drejtat e njeriut.

 

Përmbajtja

Duke qenë se ne sot jetojmë në një botë të ndërlidhur, mjetet e komunikimit e bëjnë të mundur shkëmbimin e informacionit shumë herë më të lehtë. Por në të njëjtën kohë, kjo botë e ndërlidhur ka rritur numrin e konflikteve dhe incidenteve që kanë patur për bazë fjalimet me nota diskriminuese apo urrejtjeje. Po ashtu edhe të drejtat e njeriut janë ndërkombëtare dhe të pandashme, ndaj edhe më shumë se kurrë është e domosdoshme realizimi i të drejtës së fjalës dhe lirisë së shprehjes. Respektimi i kësaj lirie luan një rol kyc në mbarëvajtjen e demokracisë dhe zhvillimit të qëndureshëm të vlerave njerëzore në promovimin e sigurisë dhe paqes.

Për më tepër vihet re se shumë njerëz vuajnë pasojat e shprehjeve të urrejtjes apo diskriminimit. Këto grupe njerëzish shpesheherë diskriminohen dhe përdoren si arsye nga partitë politike në fushtat elektorale për të fituar vota. Shqetësues është edhe fakti se pavarësisht këtyre shkeljeve te hapura të nenit 20 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), shumë pak raste janë proceduar apo dënuar. Në të kundërt, legjislcione të disa shteteve mund të krijojnë përshtypjen se janë neutral dhe jo në kundërshtim me nenin 20 të kësaj Konvente, por ato konsistojnë në diskriminim indirekt kur aplikohen në raste të vecanta.

Duke iu rikthyer marrëdhënies së lirisë së shprehjes me lirinë e fesë, mendohet vazhdimisht se ato janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Përkundrazi ato janë të ndërvarura dhe garantojnë respektimin e njëra-tjetrës.  E drejta për të ushtruar aktivitete fetare do të ishte e pamundur nëse nuk do të ishte e drejta e shprehjes dhe e diskutimit publik që lejon diversitetin ndërmjet njerëzve. Gjithashtu liria e shprehjes garanton bazën e duhur për diskutime konstruktive fetare.

Zbatimi i ndalimit të nxitjes së urrejtjes

Konkluzionet dhe rekomnadimet në vijim, konsistojnë në sintezën e punës së gjatë të ekspertëve. Ato synojnë të orientojnë të gjitha palët e interesuara në ndalimin e nxitjes së diskriminimit, armiqësisë dhe dhunës për arsye nacionale, racore apo fetare.

Legjislacioni                  

     Konkluzione

Standartet ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut vendosin orientime për legjislacionet kombëtare në lidhje me përkufizimin e “fjalimeve të urrejtjes”. Sipas nenit 18 dhe 19 të ICCPR, këto lloj fjalimesh ndalohen për arsye të respektimit të të drejtës së të tjerëve, rregullit publik, sigurisë kombëtare etj. Gjithashtu shtetet duhet të ndalojnë shprehjet që nxisin aktivitete të tilla.

Ekspertët treguan se në shumë vende anëtare mungon një ndalim i tillë ligjor, duke i bërë si pasojë veprat e urrejtjes se disa njerëzve të padënueshme. Në disa raste ka shtete që e kanë përkufizimin aq të gjerë saqë është tepër e vështirë t’i dënosh apo të marrësh masa kundër tyre. Duke patur parasysh edhe limitetet apo sanksionet që një shtet mund t’i vendosi lirisë së shprehjes, mund të analizohet dhe niveli i pranisë së fjalimeve të urrejtjes. Paqartësira të këtilla lejojnë hapësirë për keqinterpretim të nenit 20 të ICCPR. Po aq sa është në dorën e shteteve anëtare që të rregullojnë lirinë e shprehjes dhe të ndalojnë fjalimet diskriminuese, po aq varet edhe rregullimi që ata kanë bërë lidhur me sanksionet. Disa sanksione janë me përgjegjësi penale, disa penale dhe civile, kurse disa parashikojnë thjesht pasoja civile.

Në nivelin internacional, ndalimi i nxitjes së urrejtjes është parashikuar qartësisht në nenin 20 të Konventës për të Drejtat Politike dhe Sociale, si edhe nenin 4 të Konventës kundër Eliminimit të cdo forme Diskriminimi. Në Komentet e Përgjithshme (nr. 34), Komiteti i të drejtave të Njeriut shprehet se : “Ndalohet shprehja e mungesës së respektit për fenë, ose sisteme të tjera besimi, përfshirë këtu edhe ligjet për blasfeminë që janë në kundërshtim me Konventat, përjashtuar rastet ekzakte të parashikuara nga neni 20, paragrafi 2 i Konventës.  Këto ndalime duhet gjithashtu të jenë në përputhje me kushtet e nenit 19, paragrafi 3; neni 2; 5; 17; 18 dhe 26 i Konventës për të Drejtat Politike dhe Sociale. Sipas përmbajtjes së këtyre parashikimeve do të ishte e pamundur të diskriminoje në favor ose kundra një lloj besimi, kundër besimtarëve ose jo-besimtarëve apo edhe ndaj sistemeve të tjera të besimit.”

Megjithatë neni 20 kërkon të vendosë një balancë duke parashikuar si garant nenin 19, duke qenë se kufizimi i lirisë së shprehjes duhet të jetë vetëm në raste mjaft të pazakonta. Në fakt tre kushtet për të përcatuar rastin e mosdiskriminimit (legaliteti, proporcionaliteti dhe domosdoshmëria) aplikohen edhe në rastin e  nxitjes së urrejtjes. Kjo do të thotë që këto kufizime janë shumë të ngushta dhe mjaft të përcaktuara dhe i përgjigjen vetëm një nevoje sociale; janë instrumenti i fundit që mund të përdoret; nuk janë mjaft të gjera në kuptimin që e kufizojnë lirinë e shprehjes tej mase; dhe për më tepër janë proporcionale në masat dhe sanksionet e marra me interesin që kërkohet të mbrohet.

Në nivelin kombëtar është provuar se ligjet e blasfemisë janë kundër-vepruese, duke qënë se ato mund të rezultojnë në një censurë de facto të dialogut ndërveprues midis feve, dialog ky që është konstruktiv dhe i nevojshëm. Për më tepër, ligjet e blasfemisë ofrojnë nivele të ndryshme mbrojtjeje dhe për pasojë edhe vetë aplikimi i tyre con në diskriminim direkt ose indirekt. Këtu mund të përmenden  shembujt e persekutimeve të minoriteteve, të ateistëve edhe jo ateistëve, si pasojë e shprehjeve neutral në ligj që lejojnë hapësira të tilla.  Për më tepër, liria e shprehjes dhe e fesë, sic është e garantuar në nivelin dhe standartin  ndërkombëtar, nuk garanton pasjen e të drejtës së fesë të lirë nga kriticizmi apo nga shakatë.

Rekomandime

  • Në terma të përgjithshëm duhet bërë diferenca midis tre llojeve të shprehjes së lirë: shprehje e cila konsiston në një vepër penale, shprehje e cila nuk dënohet penalisht por ngre mundësinë e një padie civile dhe shprehje e cila nuk paraqet rrezik për vepër penale, padi civile ose administrative, por që paraqet shqetësim në terma të tolerancës dhe respektit ndaj të tjerëve.
  • Shtetet duhet të tregojnë më kujdes kur trajtojnë lidhjen ndërmjet neneve 19 dhe 20 të ICCPR. Është e rekomandueshme që ata të parashikojnë koncepte të qarta mbi kuptimin e dhunës, diskriminimit ose armiqësisë.
  • Shtetet duhet të sigurohen që të treja pjesët e kufizimeve të lirisë së shprehjes të përmbajnë standarin e: ligjshmërisë, proporcionalitetit dhe nevojës.
  • Shtetet duhet të përdorin guidat dhe rekomandimet që u vihen në dispozicion nga ekspertët dhe mekanizmat e OHCHR.
  • Shtetet duhet të ratifikojnë, të heqin rezervat dhe të respektojnë mekanizmat dhe konventat ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut. Gjithashtu ato duhet të vlerësojnë procesin e monitorimit dhe raportmit.
  • Kërkohet nga shtetet që të hartojnë ligje të kuptueshme kundër diskriminimit ku të parashikojnë dhe sanksione, qofshin ato penale për personat që shkelin ligjin.

Jurisprudenca

                   Konkluzione

Gjykata të pavarura, shtete ligjore, updetimi i vazhdueshëm me standartet ligjore ndërkombëtare me normat e të drejtave të njeriut, gjykimi objektiv dhe respektimi i procesit ligjor, janë faktorë kyc në sigurimin e të drejtave të njeriut në cdo situatë. Ato duhet të mbështeten edhe nga faktorë të tjerë si balanca e pushteteve që sigurojnë një sistem të pavarur të të drejtave të njeriut dhe ngritjen e institucioneve të tilla sipas Kritereve të Parisit.

Në fakt ka shumë pak rekurse në sistemin gjyqësor ose kuazi-gjyqësor për sa i përket krimeve të nxitjes së urrejtjes. Kjo ndodh sepse në shumicën e rasteve viktimat janë të disadvantazhuar ose vijnë nga grupe shumë të varfër. Po të hedhim një sy nëpër të gjithë botën, vihet re se cështjet e ndjekura për nxitjen e urrejtjes janë pothuajse të papërhapura.  Kjo mund të shpjegohet pjesërisht nga mungesa e legjislacionit, nga mungesa e instrumentave të duhur ligjorë, apo mungesa e aksesit nga grupet apo minoritetet më fatkeqe të shoqërisë, të cilat konsistojnë gjithashtu ndër viktimat më të shpeshta të urrejtjes. Jurispridenca e pakët në këtë fushë mund të shpjegohet gjithashtu edhe nga mungesa e arkivëve të duhur, mungesa e informacionit të publikut të gjerë për këtë krim, mungesa e mekanizmave për rekurs në gjykatë apo edhe nga mungesa e besimit në sistemin gjyqësor.

Është sugjeruar të vendoset një kufi se cfarë do të përkufizojmë me limite të lirisë së shprehjes, se cfare do të kuptojmë me nxitje të urrejtjes dhe se si do të aplikohet Neni 20 i Konventës për të Drejtat Politike dhe Sociale. Për të përcaktuar nivelin e urrejtjes ne mund të konsiderojmë dashakeqësinë e asaj që është shprehur, dëmtimin që është shkaktuar, shpeshtësinë e opioneve të tilla apo edhe sasinë e diskutimeve me nxitje urrejtjeje. Duke ndjekur këtë linjë mendimi u propozuan 6 pjesë të asaj cka do të konsiderojmë dyshemenë e kufizimit të lirisë së shprehjes që konsiston në krim:

Konteksti: konteksti ka një rëndësi të madhe kur bëhet fjalë për fjali të caktuara që mund të cojnë në diskriminim, armiqësi apo dhunë kundrejt një grupi të caktuar, qoftë kjo si pasojë apo si shkak. Analiza e kontekstit duhet vendosur në situatën sociale dhe politike të kohës kur është shprehur.

Folësi: Duhet shqyrtuar folësi, se cfarë pozicioni mban ai në shoqëri dhe kundrejt cilës audiencë ai drejtohet.

Qëllimi: Neni 20 i ICCPR kërkon që në shprehje të ketë një qëllim, sepse neglizhenca apo pakujdesia nuk janë arsye të mjaftueshme për t’u gjendur përballë situatës së këtij Neni. Kjo kërkon formimin e një marrëdhënieje në formë trekëndëshi ku ndodhet objekti, subjekti i lirisë së shprehjes dhe audienca.

Forma: Në gjykimin e gjykatës, forma dhe përmbajtja e fjalimit përbën një element kryesor për të vendosur nëse jemi përballë nxitjes së urrejtjes. Analiza e përmbajtjes mund të përfshijë analizën e nivelit të provokimit të fjalimit, nëse ai ishte direkt apo indirekt. Ajo gjithashtu mund të fokusohet në formën, stilin dhe natyrën e argumenteve të paraqitura.

Pasojat e fjalimit: Kjo përfshin elementët e analizës se cfarë synimi ka fjalimi dhe se cilat janë pasojat që ai kërkon të arrijë. Këtu përfshihen magnituda e tij, sa publik është dhe sa e madhe është audienca. Një rëndësi të vecantë zënë këtu edhe mjeti i shpërndarjes, nëse është mas media, nëse është nëpërmjet internetit, fletëpalosjeve, gazetave, nëse ky mjet është i aksesueshëm në mënyrë të gjerë nga njerëzit etj.

Përqindja e kërcënimit: Si përkufizim kërcënimin do ta marrim si një krim të pazhvilluar ende. Veprimi që propagandohet në fjalim nuk është e thënë që të kryhet, në mënyrë që ai fjalim të quhet i kundraligjshëm. Duhet patur parasysh edhe identifikimi i nivelit të pasojës së dëmshme.  Kjo do të thotë që gjykatat do duhet të vendosin nëse kishte një rrezik të arsyeshëm dhe të mundur që nxitja e nisur nga fjalimi të rezultonte në akte reale kundër grupit ndaj të cilit ishte drejtuar urejtja.

Rekomandime

  • Gjykatat duhet të jenë në vazhdimësi në dijeni të standarteve më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në mënyrë që të veprojnë sipas jurisprudencës së krijuar mbi dyshemenë e kufizimit të lirisë së shprehjes.
  • Shtetet duhet të sigurojnë të drejtën për një gjykim publik, të hapur, kompetent, të pavarur dhe një trup gjykues të paanshëm të vendosur me ligj.
  • Duhet kushtuar vëmendje speciale ndaj minoriteteve dhe grupeve më në nevojë të shoqërisë që ata të kenë mjetet e duhura ligjore për t’iu drejtuar gjykatës.
  • Shtetet duhet të kujdesen që viktimat e krimeve të urrejtjes të marrin një shpagim civil për dëmin e shkaktuar, ose edhe një shpagimi jo të vendosur nga gjykata.
  • Sanksionet kriminale kundrejt formave të paligjshme të lirisë së shprehjes duhet të shihen si mjeti i fundit i aplikueshëm dhe i justifikueshëm në situatën konkrete. Duhet patur kujdes edhe me sanksionet civile, me zhdëmtimet monetare ose jo, së bashku me të drejtën për të rregulluar atë që është bërë apo me të drejtën për t’u përgjigjur. Mund të aplikohen dhe dënime administrative, për aq kohë sa ato janë ndërmarrë nga institucionet e duhura dhe profesionale.

 Politikat

 

Përfundime

Ndërkohë që përgjigja legale është me të vërtetë e rëndësishme, ajo nuk është gjë tjetër vecse një mjet nga shumëllojshmëria e përgjigjeve që paraqet situata e krimeve të urrejtjes. Cdo inisiativë legjislative duhet të shoqërohet me inisiativa të sektorëve të ndryshëm nga shoqëria që kanë si qëllim pluralitetin e politikave, praktikave dhe që ushqejnë ndërgjegjen sociale, tolerancën si edhe ndryshimin në diskutimet publike. E gjithë kjo zhvillohet në qëllimin e vetëm të krijimit dhe forcimit të një culture paqësore, tolerante dhe me respekt të ndërsjelltë midis njerëzve, personave publikë, zyrtarëve, gjyqatarëve por edhe rritjes së ndërgjegjes së mediave dhe liderave fetarë mbi etikën morale dhe sociale. Shteti dhe media kanë një përgjegjësi të përbashkët në denoncimin e krimeve të iniciuara nga urrejtja dhe në raportimin e masave të duhura kundrejt këtyre rasteve.

Liderat politikë dhe fetare duhet gjithashtu të kenë kujdes dhe duhet të ndalojnë së përdoruri mesazhe të cilat nxisin dhunën, armiqësinë, diskriminimin, të cilat si rrjedhojë kanë një rol të jashtëzakonshëm në rritjen e intolerancës dhe stereotipeve. Duhet bërë e qartë që dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë mënyrë si përgjigje kundrejt nxitjes së urrejtjes nëpërmjet lirisë së shprehjes.

Për të luftuar rrënjët e intolerancës duhen ndërmarrë më shumë politika si për sembull: dialogu ndërkulturor, ndërveprimi dhe shkembimi social, edukimi mbi pluralizmin dhe diversitetin, si edhe politika që rrisin fuqinë e minoriteteve për të ushtruar të drejtat e tyre.

Shtetet duhet që t’i garantojnë minoriteteve hapësirën e duhur për të ushtruar të drejtat e tyre themelore. Një mënyrë frytdhënëse është lehtësimi i procedurave për regjistrimin dhe funksionimin e mediave të minoritetit. Për më tepër shtetet duhet të forcojnë kapacitetet në komunitete për të rritur pikëpamjet e informacionit dhe zhvillimit të dialogut të shëndetshëm.

Disa rajone kanë patur politika përzgjedhëse në luftën kundrejt nxitjes së urrejtjes. Në të kundërt është thelbësore që në të gjithë botën të aplikohen  mekanizma për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, rritjen e ndërgjegjësimit publik, rritjen e numrit të institucioneve të specializuara dhe të pavarura në inspektimin e aplikimit të këtyre të drejtave. Traditat dhe vlerat të cilat përputhen me normat ndërkombëtare të njeriut munden gjithashtu të kontriubojnë në luftën kundër fjalimeve të urrejtjes.

Media dhe mënyrat e tjera të komunikimit publik janë gjithashtu shumë të nevojshme në promovimin e të drejtës së shprehjes dhe realizimin e të drejtave thelbësore. Edhe pse media tradicionale po luan një rol global, transformime te dukshme duket se po ndodhin me zhvillimin e internetit, blogjeve, telefonit, rrjeteve sociale etj.

Hapat e ndërmarra nga Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut sic është adaptimi i Rezolutës: “Lufta kundër intolerancës, stereotipeve negative, stigmatizimit, dirskriminimit, nxitjes së urrejtjes dhe dhunës kundër personave të caktuar, bazuar mbi bindjet fetare”, shenon një hap premtues për një përgjigje efektive nga komuniteti ndërkombëtar.  Megjithatë kjo Rezolutë duhet nddjekur nga analiza dhe monitorime të vazhdueshme nga shtetet në nivelin kombëtar, lidhur me zbatimin e duhur të saj, përfshirë këtu edhe Planin e Veprimtarisë Rabat (Rabat Plan of Action).

 

Rekomandime për Shtetet

  • Shtetet duhet të përparojnë në angazhimet e tyre për të luftuar stereotipet negative, diskriminimin kundrejt individëve ose komuniteteve në bazë të kombësisë së tyre, etnisë apo besimit fetar.
  • Shtetet duhet të promovojnë kuptimin ndërkulturor, përfshirë këtu edhe ai gjinor. Në këtë botëkuptim, ato kanë përgjegjësinë të ndërtojnë një kulturë të paqes që i jep fund padrejtësisë.
  • Shtetet duhet të garantojnë trajnime mbi të drejtat e njeriut për mësuesit, të cilët ia kalojnë këto njohuri studentëve të tyre të të gjitha moshave.
  • Shtetet duhet të rrisin kapacitetet për trajnimin e forcave të sigurisë, agjentëve të zbatimit të ligjit, zyrtarëve dhe nënpunësve civilë, lidhur me cështjet e parandalimit dhe dënimin e situatave të nxitjes së urrejtjes.
  • Shtetet duhet të konsiderojnë krijimin e institucioneve, ose zgjerimin e kompetencave të institucioneve kombëtare ekzistuese mbi të drejtat e njeriut (sipas Kritereve të Parisit). Këto kompetenca do t’i japin mundësi institucioneve te rrisin dialogun social si edhe të pranojnë kërkesa dhe denoncime të incidenteve të nxitjes së urrejtjes. Për t’i bërë këto funksione sa me efikase dhe sa me koherente me praktikën ndërkombëtare, duhet që institucioneve t’u jepen udhëzimet e duhura dhe të testohen mbi praktikën e punës së tyre.
  • Shtetet janë përgjegjëse për krijimin e mekanizmave dhe isntitucioneve që bëjnë raportimin dhe dokumentimin e cështjeve të nxitjes së urrejtjes.
  • Politikat publike dhe ligjet/rregullat e shteteve duhet që të promovojnë pluralizmin, diversitetin e mediave, sidomos mediave të reja. Ato duhet të shfaqin vlera universale kundër diskriminimit dhe akses të lirë në mjetet e komunikimit.
  • Shtetet duhet të forcojnë mekanizmat e tyre ndërkombëtare që operojnë në nivel kombëtar për monitorimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut. Mekanizma të tilla janë: Komiteti i të Drejtave të Njeriut, CERD si edhe Mbajtësit e Mandateve të Procedurave të Vecanta (Special Procedures Mandate Holders).

 

Rekomandime për OKB

  • Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut duhet që të financohet në mënyrën e duhur që të funksionojë sic duhet në monitorimin e ekspertëve dhe mekanizmave ndërkombëtarë që mbrojnë lirinë e shprehjes, të drejtën e fesë, parandalimin e nxitjes së urrejtjes, parandalimin e diskriminimit si edhe cështje të tjera të lidhura ngushtësisht me këto.
  • Shtetet duhet të punojnë ngushtësisht me Komisionerin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si edhe të financojnë mekanzimat e tij për angazhimin e plotë në mbrojtjen e këtyre të drejtave.  Duke u nisur nga 4 workshopet rajonale, sugjerohet të zhvillohen mjetet e duhura me elementët dhe eksperiencën më të mirë për hartimin e një legjislacioni model kundër nxitjes së urrejtjes.  Zyra e komisionerit mund të konsiderojë organizimin e mbledhjeve periodike ligjore, në mënyrë që të ngrejë dhe të barazojë nivelin e legjislacionit kombëtar dhe precedentëve lidhur me nxitjen e urrejtjes.
  • Traktatet dhe personat përkatës aplikues të Procedurave Speciale, duhet të bashkëpunojnë për të patur një reagim të përbashkët në dënimin e nxitjes së urrejtjes, diskriminimit, armiqësisë apo dhunës.
  • Entitete të ndryshme të OKB-së duhet të bashkëpunojnë dhe të ndërmarrin veprime të përbashkëta për t’iu adresuar këtyre cështjeve. Entitete të tilla janë: Zyra e Komisionerit të Lartë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Aleanca e OKB për Civilizimet dhe  Zyra e Këshilltarit Special për Parandalimin e Genocidit.
  • Në kuadër të kooperimit theksohet se jo vetëm entitetet e OKB-së por edhe organizata të tjera ndërkombëtare si: Këshilli Europës, OSCE, Be-ja, Organizata e Shteteve të Amerikës, Bashkimi Afrikan, ASEAN, Organizimi i Kooperimit Islam, duhet të rrisin përpjekjet për veprime të përbashkëta.
  • OKB-ja duhet të konsiderojë një bashkëpunim të ngushtë në nivel kombëtar me Shtetet, në mënyrë që të zbatohen me përpikmëri rekomandimet e lartpërmendura.

 

Rekomandime për palët e tjera të interesuara

  • OJf, institucionet kombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe struktura të tjera civile duhet të krijojnë dhe të mbështesin dialogun dhe kulturën ndërfetare.
  • Partitë politike duhet të adoptojnë rregulla të etikës në fjalimet e tyre publike.
  • Për cështjet e lidhura me median është më e përshtatshme dhe më efektive nëse përdoren rregulla private dhhe profesionale. Referuar Parimit 9 të Parimeve të Camden, të gjithë mediat duhet që me përgjegjësi morale dhe sociale, të luajnë një rol në luftën kundër diskriminimit dhe në promovimin e vlerave të mirëkuptimit kulturor si në vijim:
  • Të kujdesen që të raportohen dhe të sillen në vëmendjen e publikut sic duhet, me fakte dhe në mëyrë sensitive, të gjitha cështjet e diskriminimit.
  • Të jenë të kujdesshëm që të mos promovohen më tepër në media sjelljet diskriminuese si edhe ato të stereotipeve negative.
  • Të shmangin referimin e panevojshëm të rracës, gjinisë, fesë apo karakteristikave të tjera të grupit të cilat mund të cojnë në intolerancë sociale.
  • Të rrisin ndërgjegjësimin për pasojat që sjell diskriminimi dhe stereotipi negativ.
  • Të raportojnë mbi grupe të ndryshme dhe t’i japin mundësi anëtareve të saj për të folur, për t’u dëgjuar në media. Kjo jo vetëm ndihmon në një promovim të tyrin si komunitet por edhe reflekton pikëpamjet e tyre.

 

Konkluzione dhe Komente

Edhe pse koncepti i lirisë së shprehjes ka marrë një vëmendje të vazhdueshme në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si edhe në legjislacionet kombëtare, zbatimi i saj në mënyrën e duhur nuk është bërë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, standartet ndëkombëtare të të drejtave të njeriut si ndalimi i nxitjes së urrejtjes, urrejtja me bazë rracën apo fenë, duhet të integrohet në legjislacionet kombëtare të disa vendeve. Kjo shpjegon objektivisht vështirësinë e hasur dhe ndjeshmërinë politike të konceptit mbi lirinë e shprehjes.

Konkluzionet dhe rekomandimet e paraqitura janë një hap përpara në adresimin e këtyre sfidave që shpresojmë të rrisin bashkëpunimin dhe motivimin kombëtar si edhe ndërkombëtar në këtë fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli