Platforma e-learning “unemundem.al”

Qendra Europiane ka kënaqësinë të prezantojë platformën unemundem.al.

Kjo platformë përmban 3 module trajnimi në formën e videove interaktive, mbi temat:
1️⃣ “Të rinjtë dhe tregu i punës”,
2️⃣ “Të zgjedhësh të ardhmen” dhe
3️⃣ “Si të kemi sukses në tregun e punës”.

 Të gjithë përdoruesit e platformës mund të regjistrohen dhe të ndjekin 3 modulet e trajnimit, në përfundim të të cilëve do të pajisen me një certifikatë vlerësimi.

Platforma vjen në kuadër të projektit “Integrimi drejt tregut të punës – Unë mundem!”, që Qendra është duke zbatuar së bashku me Zyrën Gjermane të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (GIZ GmbH)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli