PRESIDENTI I RI I GJYKATËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT, ËSHTË GJYKATËSI I ITALISË GUIDO RAIMONDI

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, zgjodhi sot presidentin e saj të ri, Guido Raimondi (gjykatësi Italian në këtë gjykatë). Mandati i tij fillon me 1 Nëntor  2015. Presidenti u zgjodh me një votim të fshehtë nga Gjykata plenare. Guido Raimondi do të jetë pasuesi i Dean Spielman (gjykatësi nga Luksemburgu), mandati i të cilit mbyllet me 31 Tetor 2015.

CV e gjykatësit Guido Raimondi

Ai u lind më 22 tetor të vitit 1953 në Napoli të Italisë. Në vitin 1975 ai shërben si profesor ne Fakultetin e Drejtësisë në Napoli. Gjatë vitit 1976-1977 ai shërben si asistenti i parë i Drejtuesit të degës së të drejtës ndërkombëtare, në po të njëjtin fakultet. Ai shërben si magjistrat gjatë periudhës 1977-1986. Më pas deri në 1989 shërben pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, si pjesë e delegacionit të trupit diplomatik. Gjatë viteve 1989-1997 ai shërben si agjent i qeverisë italiane në Gjykatën dhe Komisionin Europian  për të drejtat e njeriut. Ai wshtw anëtar suplementar i Komisionit të Bashkimit të Europës Oksidentale në Londër, 1991-1992. Anëtar i komiteteve të ndryshme drejtuesish dhe komitete ekspertësh pranë Këshillit të Europës që prej vitit 1993.  Ka shërbyer si president i zyrës së Komitetit të Drejtorëve 1999-2000. Guido Raimondi ka qenë avokat i përgjithshëm i Gjtykatës së Kasacionit më 1997 deri më 2001 dhe  anëtar i komitetit ndërministror italian për të drejtat e njeriut gjatë periudhës 1998-2003. Gjatë viteve 1998 deri në 2000, ka shërbyer si anëtar efektiv i Komisionit të Bashkimit të Europës Oksidentale në Bruksel.  Nga 2001 deri në 2003 ai shërben si gjyqtar ad hoc në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.  Në po të njëjtën periudhë shërben si këshilltar në Gjykatën e Kasacionit. 2003-2007 bëhet këshilltar juridik zëvendësues në Zyrën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë. 2008-2010 shërben si këshilltar juridik dhe drejtor i shërbimeve juridike në po të njëjtën zyrë. Ndërkohë që prej 5 majit 2010, shërben si gjykatës në GJEDNJ.  Guido Raimondi shërbeu edhe si zëvendës president i gjykatës dhe president i seksionit që prej 1 nëntorit 2012.

Kalo te paneli