PROCESI I VETINGUT: DITËT E HAPURA NË BASHKITË BERAT, DURRËS DHE GJIROKASTËR

Në datat 7, 17 dhe 18 korrik, respektivisht pranë Bashkisë së Beratit, Bashkisë së Durrësit dhe Bashkisë së Gjirokastrës si kontakt i parë i qytetarëve me institucionet shtetërore në nivel vendor, u zhvilluan Ditët e Hapura, në kuadër të projektit “Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional: Bashkëpuno dhe ti!”, nismë e Koalicionit “Drejtësi për të Gjithë”, zbatuar nga Qendra Europiane dhe Qendra ALTRI, organizata anëtare të këtij Koalicioni.
Qytetarët u informuan në lidhje me procesin e vetingut, i cili ka të bëjë me rivlerësimin kalimtar të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit në dhënien e drejtësisë, si dhe hapat të cilat ndiqen për këtë proces. Po ashtu qytetarëve i’u dha informacion, përmes materialeve të përgatitura nga organizatat partnere edhe në lidhje me rolin aktiv të tyre në këtë proces dhe se si ata mund të kontribuojnë me pjesëmarrjen e tyre në denoncimin e fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova për kriteret e rivlerësimit.
Informacioni që ju shpërnda qytetarëve u afishua edhe në vende publike pranë Bashkisë në mënyrë që të jetë i dukshëm dhe i aksesueshëm nga të gjithë, dhe po ashtu u bë dhe shpërndarja e tyre në faqet zyrtare dhe rrjetet sociale të Qendrës Europiane dhe Qendrës ALTRI si dhe faqes zyrtare të Koalicionit “Drejtësi për të Gjithë”.
Gjithashtu, materialet e përgatituara u lanë edhe pranë zyrave me një ndalesë “One Stop Shop” të këtyre bashkive në mënyrë që të vijojë më tej informimi i qytetarëve mbi procesin e vetingut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli