PROCESI I VETINGUT: FORUM ME QYTETARËT NË QYTETIN E SHKODRËS

Në datën 20 korrik, në Shkodër u zhvillua Forumi me qytetarët e këtij qyteti në kuadër të projektit “Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional:Bashkëpuno edhe ti!”, nismë e Koalicionit “Drejtësi për të Gjithë”, zbatuar nga Qendra Europiane në bashkëpunim me Qendrën ALTRI, anëtare të këtij Koalicioni.
Në këtë forum u ftuan të merrnin pjesë target grupe të ndryshme si qytetarë, persona të administratës publikë, studentë, profesorë dhe juristë.
Gjatë këtij forumi, ekspertët folën mbi reformën në drejtësi marrë si një proces i tërë dhe më specifikisht mbi ligjin dhe procesin e vetingut dhe mundësinë e qytetarëve për të qenë pjesë dhe dhënë ndihmësën e tyrë për vënien në zbatim të këtij ligji përmes denoncimit të rasteve të korrupsionit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe media lokale e këtij qyteti, çka mundëson një promovim më të mirë të procesit të vetingut dhe shpërnarjen e informacionit edhe tek qytetarët që nuk ishin pjesë e këtij aktiviteti. Qytetarët e pranishëm treguan interes mjaft të madh lidhur me temën e trajtuar dhe ishin të gatshëm për të vepruar në mënyrë aktive në lidhje me rolin e tyre në këtë proces.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli