Promovimi i Klinikës së Ligjit, Universiteti ‘Ismail Qemali’, Vlorë.

Qendra Europiane me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, organizuan më 4 Tetor, promovimin e ‘Klinikës së Ligjit’ pranë Universitetit ‘Ismail Qemali’, Vlorë.  Ky event prezantues përcolli ecurinë e deritanishme të Klinikës si dhe risolli dhe njëherë në vëmendje mundësitë që ofron Klinika për shërbime të edukimit dhe ndihmës ligjore falas që prej korrikut të 2018.

Këto mundësi dhe shërbime përfshijnë përveç edukimit të studentëve në aspektin praktik dhe  dhënien e ndihmës ligjore parësore dhe dytësore për personat që nuk kanë mundësi ekonomike për të kontraktuar një avokat. Kjo ndihmë juridike do të përqendrohet në veprimtarinë administrative të institucioneve vendore dhe qendrore. Gjithashtu Qendra synon inkurajimin e llogaridhënies nga ana e institucioneve publike kundrejt qytetarëve, edukimin ligjor të tyre si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e edukimit klinik ligjor.

Klinika ka marrë deri më tani feedback positiv nga qytetarët e Vlorës dhe nëpërmjet sesioneve të shumta informuese që organizojnë cdo javë studentët që punojnë pranë saj. Qendra dhe studentët që po angazhohen pranë Klinikës në Universitetin Ismail Qemali në Vlorë po punojnë intensivisht që ta kthejnë Klinikën e ligjit në një projekt të suksesshëm dhe ambicioz, në mënyrë që të ndërmerren nisma për hapjen e saj dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli