Promovimi i platformës www.tëdrejtatemia.al në Universitetin e Gjirokastrës

Kemi nisur lançimin e platformës online www.tedrejtatemia.al

Në kuadër të projektit “Të drejtat e mia! – përmirësimi i njohurive mbi barazinë gjinore nëpërmjet internetit”, zbatuar në bashkëpunim me Fondin Kanadez për Nisma Lokale, Qendra është duke organizuar eventet prezantuese të platformës me module trajnimi online.

Më datë 28 janar ishim në Gjirokastër, pranë Universitetit “Eqrem Çabej”, për të prezantuar platformën me studentët e këtij universiteti, si dhe për të shpjeguar mënyrën sesi ajo funksionon.
Ky takim u zhvillua në një mënyrë tepër interaktive, duke përfshirë studentët në diskutime lidhur me diskriminimin në aspekte të ndryshme të jetës dhe perceptimin e tyre mbi temën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli