Promovimi i platformës www.tedrejtatemia.al në Universitetin e Elbasanit

Kemi nisur lançimin e platformës online www.tedrejtatemia.al.

Në kuadër të projektit “Të drejtat e mia! – përmirësimi i njohurive mbi barazinë gjinore nëpërmjet internetit”, zbatuar në bashkëpunim me Fondin Kanadez për Nisma Lokale, Qendra është duke organizuar eventet prezantuese të platformës me module trajnimi online.

Më datë 24 janar ishim në Elbasan, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, për të prezantuar platformën me studentët e këtij universiteti, si dhe për të shpjeguar mënyrën sesi ajo funksionon.

Kishim kënaqësinë të kishim në panel znj. Ardiana Hala, përfaqësuese nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si një bashkëpunëtor i rëndësishëm në zbatimin e kësaj nisme, e cila ndau me të pranishmit informacione mbi punën e përditshme të këtij institucioni në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli