Qendra Europiane dhuron libra për të rinjtë Rom

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) është një organizatë që advokon, që Romët të kenë akses të barabartë në të drejtat qytetare dhe shërbimet publike dhe sociale. Kjo organizatë dëshiron të ngrejë një fond librash dhe literature, për t’iu ardhur në ndihmë studentëve në përgatitjen e detyrave të kursit, eseve dhe punimeve akademike.

Për këtë qëllim Qendra Europiane dhuroi libra, buletine, manuale, raporte, revista lidhur me realitetet evropiane dhe të drejtat e njeriut, duke kontribuar sadopak në  pasurimin e kësaj biblioteke dhe lehtësuar mundësinë e marrjes së informacionit përmes materialeve që tani më janë pjesë e saj.

Ne ftojmë këdo që dëshiron të “ndajë dhe dhurojë dijen” me aq sa mundet të kontribuojë me dhurimin e librave, që do t`u vijnë në ndihmë këtij komuniteti dhe jo vetëm. Le të bëjmë sadopak me atë të voglën tonë duke u dhënë një dorë dhe grupeve në nevojë, të cilët janë aty ku janë sot, ndoshta edhe për “indiferencën” tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli