QENDRA EUROPIANE PJESE E KOMISIONIT TË SHC PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATURAVE NË KLGJ DHE KLP
Qendra Europiane u përzgjodh për të qenë pjesë e Komisionit të Shoqërisë Civile, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, si dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Në përputhje me dispozitat ligjore të parashikuara në nenin 56 pika 11 si dhe nenit 154 pika 11 të ligjit nr. 115/2016, “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Avokati i Popullit përfundoi verifikimin për plotësimin dhe përmbushjen e kritereve nga organizatat që shprehën interesin për të qenë pjesë e Komisionit të Shoqërisë Civile, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në organet e larta të qeverisjes së gjyqësorit.
Pas përfundimit të verifikimit Avokati i Popullit publikon emrat e organizatave që përmbushin kriteret ligjore si më poshtë:
1) Qendra Europiane
2) TLAS
3) Fondacioni Shoqëri e Hapur për Shqipërinë
4) Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
5) Fondacioni “Grupi i të Drejtave të Njeriut”