Raport ligjor mbi të drejtat dhe performancën e medias lokale në Shqipëri

Në kuadër të vlerësimit të nevojave dhe mangësive të aktivizmit dhe rrjetëzimit në nivel lokal si dhe pozicionit të medias lokale, u përgatit një raport, i cili paraqet një  panoramë gjithëpërfshirëse të legjislacionit të medias në Shqipëri, për të ngritur problemet dhe nevojën për të përmirësuar gjendjen e pushtetit të katërt në shoqëri që është media, për garantimin e asaj që parashikon Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, që është e rëndësishme për demokracinë e një vendi. 

Nevoja për ndryshimin e gjendjes ekzistuese të medias në funksion të lirisë së shprehjes dhe informimit dhe të informimit të publikut por edhe të performancës së operatorëve të medias në zbatim të detyrave ligjore është konstatuar në shumë raporte zyrtare të organizatave vendore, të huaja e ndërkombëtare, private e publike. Raporti synon fotografimin e kuadrit ligjor kryesor përkatës dhe analizën ligjore të problemeve kryesore ekzistuese, që ka ndikim edhe në të drejtat pro edhe performancën e medias lokale. 

Më tej, ky raport synon të identifikojë edhe disa rekomandime ligjore, të cilat synojnë ndryshime efektive të gjendjes ekzistuese dhe të problemeve kryesore të medias në përgjithesi, përfshirë edhe median lokale. Krahas legjislacionit janë marrë në analizë edhe dokumentet strategjike kombëtare [Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020; Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2021-2023; dhe Plani Strategjik i Veprimit i AMA 2021], si dhe kuadri ligjor ndërkombëtar [Aktet ndërkombëtare të miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB); Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm; Aktet ndërkombëtarë rajonale; Jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, etj.), si dhe Raportet Periodike Vjetore (Raport Progresi i Bashkimit Evropian; Raporti i Komisionit të Venecias; Raporti i DASH; Raporti i AMA, etj.). 

Kjo nismë zhvillohet në kuadër të projektit “Media e pavarur për një qeverisje demokratike”, zbatuar nga Qendra Europiane, shoqata Gruaja tek Gruaja dhe Këshilli Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Raporti mund të aksesohet këtu: RAPORT LIGJOR_Media Lokale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli