Shteti i së Drejtës

justice-scalesNdryshimi i sistemit qeverisës në fillimin e viteve 1990 dhe kalimi i vendit në një demokraci parlamentare sollën nevojën për miratimin e një pakete krejtësisht të re legjislative. Në krye të hierarkisë së këtij sistemi normash ligjore qëndron Kushtetuta e Republikës e cila vendosi themelet për krijimin e shtetit të së drejtës në vend. Aderimi në organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Europës, si edhe ratifikimi i një sërë konventash ndërkombëtare ndër të cilat dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut sjellin me vete një sfidë të vazhdueshme për të bërë të mundur funksionimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Kryefjala e shtetit të së drejtës është garantimi dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut pa të cilat asnjë sistem demokratik nuk mund të ketë jetëgjatësi. Mirë funksionimi i shtetit të së drejtës është një proces i vazhdueshëm i cili kërkon vullnet dhe angazhim jo vetëm të tre pushteteve legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv, por edhe të të gjithë aktorëve të tjerë të shoqërisë sikurse janë qytetarët e thjeshtë, organizatat e shoqërisë civile, universitetet etj. Në këtë kuadër prej themelimit, Qendra Europiane në përmbushje të misinonit të saj ka hartuar Programin e Shtetit të së Drejtës përmes të cilit janë zbatuar një numër i konsiderushëm projektesh në këtë fushë, me një vëmendje të veçantë në respektimin e standardeve europiane të të drejtave të njeriut.

Projektet e përfshira në Programin e Shtetit të së Drejtës janë:

2016 – në vazhdim “Forcimi i Edukimit Klinik Ligjor është Akses në Drejtësi”– Ky projekt i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, synon që të ndihmojë grupet vulnerabël të shoqërisë për të pasur akses në drejtësi. Hapi i parë për të mbrojtur të drejtat tona, është liria dhe mënyra e çdo individi për të pasur akses në drejtësi. Qendra Europiane do të bëjë të mundur zbatueshmërinë e këtij projekti me anë të Klinikës së Ligjit, e cila është një nga mënyrat më efektive në rritjen dhe zhvillimin e aftësive profesionale të studentëve të drejtësisë. Studentët do të ndeshen me mundësinë për t’u ardhur në ndihmë grupeve vulnerabël të shoqërisë, siç janë fëmijët dhe gratë, duke i ndihmuar për të aksesuar gjykatën, dhe duke mësuar nga eksperiancat në praktikë të këtij problemi. Është shumë e rëndësishme të theksojmë, se studentët e drejtësisë mund të ofrojnë ndihmën e tyre duke paraqitur rastet e qytetarëve në nevojë, në gjykatat e vendit.

2016 në vazhdim Promovimi i standarteve Evropiane midis gjyqtarëve në Shqipëri dhe në Kosovë– Ky projekt është bërë i mundur me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në Shqipëri dhe Kosovë. Qendra Europiane po punon për përgatitjen e vëllimit të dytë të përmbledhjeve të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut “Jurisprudenca e Strasburgut”, ku do të përfshihen 200 vendime të marra nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo përmbledhje po përgatitet nga gjyqtari i shqipërisë në GJEDNJ, Z. Ledi Bianku, në bashkëpunim Me stafin e Qendrës.

2016 – Qendra Europiane dhe Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën e Magjistraturës zbatuan projektin “Standardet Europiane të etikës gjyqësore”. Ky projekt konsistoi në organizimin e dy ditëve trajnimi targetuar për punonjës të administratës gjyqësore, të cilët i njohën me praktikat dhe standardet më të mira në këtë fushë të prezantuara nga ekspertët më të njohur vendas në këtë fushë. Partnerët e projektit vlerësuan se rritja e kapaciteteve të administratës gjyqësore është një domosdoshmëri për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, për këtë qëllim ky projekt do të ketë dhe sesione të tjera trajnimi.

2016“E drejta  Europiane e Azilit përmes jurisprudencës: një guidë për gjyqtarët, vendimmarrësit dhe profesionistët e së drejtëst” – është një projekt tjetër në fushën e migracionit, bashkëpunim i Qendrës Europiane, Qendrës AIRE në Londër dhe Zyrës për Marrëdhëniet me Jashtë të Mbretërisë së Bashkuar. Ky projekt përbëhet nga 150 vendimet më të spikatura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Europiane e Drejtësisë. Publikimi i përmbledhjes do të bëhet në dhjetor të vitit 2016.

2015E drejta e Azilit në BE”: Promovimi i migracionit legal” – Ky projekt u bë i mundur nga Konrad Adenauer Stiftung Albania. Zbatimi i këtij projekti mori shkas nga largimi në masë i shumë të rinjëve nga vendi për shkak të problemeve ekonomike. Projekti konsistonte në publikimin e guidës informuese “Guidë mbi të drejtën e azilit”, dhe organizimin e një sërë workshopesh për studentët e 3 universiteteve të ndryshme në Shqipëri dhe një trajnim për gjyqëtarët e Gjykatës Administrative.

2015“Standardet e Gjykatës së Strasburgut për të drejtën e azilit”- Ky projekt u bë i mundur falë bashkëpunimit me Tranzit l.t.d. Workshopi i zhvilluar mbi “Standardet e Gjykatës së Strasburgut për të drejtën e azilit” mirëpriti dy të ftuar nderi nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut: Z. Ledi Bianku – Gjyqtar i Shqipërisë në GJEDNJ dhe Z. Robert Spano – Gjykatës i Islandës në GJEDNJ. Ky workshop kishte si qëllim vënien në dukje dhe diskutimin mbi standarded e GJEDNJ mbi të drejtën e azilit, e cila është çështja më e debatuar aktualisht në Evropë.

2014 – vazhdim “Simulim Gjyqi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut” – Qendra në bashkëpunim me Civil Rights Defenders për të tretin vit rradhazi janë duke organizuar, Konkursin “Simulim Gjyqi i GJEDNJ”, mes fakulteteve të ndryshme të drejtësisë në Shqipëri. Organizimi i një konkursi të tillë mbi të drejtat e njeriut, ndihmon në promovimin e këtyre të drejtave dhe në rritjen e bashkëpunimit dhe ndarjen e ideve  mes studenteve të univeresiteteve të ndryshme shqipëtare. Kazusi që u shpërndahet studentëve bazohet në një ngjarje fiktive, ku janë shkelur të drejtat e garantura nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjatë këtyre 3 viteve, fokusi i Qendrës në përgatitjen e çështjeve ka qenë cenimi i të dretjave të grupeve të margjinalizuara.

2015Asistencë në mbrojtjen më të mirë të të drejtave të fëmijëve përmes zbatimit të standardeve të GJEDNJ në gjykatat shqiptar” – Ky projekt u bë i mundur nga bashkëpunimi me Fondacioni Konrad Adenauer, Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore. Ky projekt pati si qëllim kryesor përmirësimin e dijeve të gjyqtarëve mbi jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe implementimin e standardeve evropiane në sistemin gjyqësor vendas në lidhje me të drejtat e fëmijëve. Përmes këtij projekti Qendra dhe KAS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës trajnoi gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë si dhe gjyqtarët e Gjykatave Administrative. Fëmijët, si çdo pjesë tjetër e grupeve vulnerabël të shoqërisë, kanë nevojë për një përqasje të veçantë nga sistemi ynë i drejtësisë dhe duhen trajtuar me një kujdes të shtuar. Ky projekt pati si synim dhënien e ndihmës ndaj mbrojtësve të ligjit në përmirsimin aftësive të tyre në mbrojten e të drejtave të fëmijëve.

2015 – “Programi i Klinikës së Ligjit në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës” – ky projekt u mundësua nga bashkëpunimi i Chemonics International INC. Programi mbi Forcimin e Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) USAID. Qendra Europiane facilitoi në zbatimin e këtij projekti, duke organizuar aktivitete mbi Klinikën e Ligjit në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Qendra e vuri në zbatim projektin falë aftësive të saj manaxhuese dhe përdorimin e një metode efikase, çka bëri që projekti të arrinte objektivat e saj në mënyrën më të mirë.

2014 – Qendra Europiane dhe Civil Right Defenders Albania kanë vendosur bashkëpunimin për të realizuar në bazë të përvitshme projektin “Moot Court Competition ECtHR Albania”, projekt i cili ka për qëllim simulimin e gjyqeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përmes një konkursi, që do të përfshijë student nga të Fakultetet e Drejtësisë në vend.

2012 Qendra Europiane bashkëpunoi me Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Fakultetin e Drejtësisë të SHLU “Luarasi” në organizimin konferencës e nivelit të lartë “Reforma gjyqësore si një ndër 12 prioritetet e sfidës së integrimit të Shqipërisë në BE”, e cila u realizua me mbështetjen e Programit të USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros).

2012 “Përmirëso Veten, ndihmo komunitetin”- Projekti ka pasur si qëllimin mbështetjen e arritjes së një mbrotjeje më efektive të të drejtave të njeriut për komunitetitn rom në Shqipëri, duke rritur cilësinë, përshatshmërinë dhe aftësitë kuptuese të studentëve që i përkasin komunitetit rom si dhe atyre që nuk janë pjesë e këtij komuniteti. Qëllimi i këtij projekti u arrit duke bërë të mundur rritjen e kapaciteteve të përfaqësueve të rinj nga komuniteti rom si dhe studentëve që nuk i përkasin këtij komuniteti, duke i ndihmuar ato që të kërkojnë zgjidhjen e problemeve të këtij komuniteti lidhur me shkeljen e të drejtave të tyre. Qëndra përmes këtij projekti ka pasur si qëllim që tu vijë në ndihmë studentëve të komunitetit rom (dhe studentëve që nuk i përkasin këtij komuniteti) në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel vendor.

2011 “Forcimi i kapaciteteve për të lehtësuar programet e asistencës për sistemin e burgut të Grave në Ali Demi, Tiranë”- Ky projekt u mundësua nga bashkpunimi i AECID dhe Drejtorisë  së Përgjithshme të Burgjeve në Shqipëri. Zbatimi i këtij projekti ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit të punonjësve të këtij insititucioni, në mënyrë që të zbatohen me korrektësi standardet ndërkombëtare mbi sistemin e vuajtjes së dënimit, sidomos për grupet vulnerabël të shoqërisë siç janë gratë. Projekti synonte promovimin e barazisë gjinore dhe ri/integrimin e grave të dënuara në tregun e punës dhe në shoqëri.

2008-2010Realizimi i një projekti për forcimin e kapaciteteve dhe për të lehtësuar programet e asistencës në sistemin e burgjeve me mbështetjen AECID, në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve të Shqipërisë.

2006 – 2008  Zbatimi i një projekti për të forcuar kapacitet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe mbështetur nga AECI (Nën- Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit me Evropën Lindore dhe Mesdheun). Ky projekt financuar nga BE, që kontribuojë në rritjen e nivelit të pavarësisë së këtij institucioni në drejtimin e veprimtarisë, profesionalizmit dhe koherencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli