“Reforma e Gjykatës Europiane për të Drejtave të Njeriut: e hapur për nënshkrimin e Protokollit nr. 15”

Strasburg, 24.06.2013 – Protokoll No. 15 i amenduar sipas Konventës për Mbrojtjen dhe Liritë themelore të të Drejtave të Njeriut u hap për nënshkrim nga shtetet anëtare në ceremoninë që u mbajt sot në zyrat qendrore të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Referuar çështjeve ligjore të Gjykatës, shtetet kanë një marzh aplikimi në mënyrë që të aplikojnë në Konventë, kjo në varësi të rrethanave të çështjes dhe të drejtave në fjalë. Kjo pasqyron faktin se sistemi i Konventës është plotësues i  mbrojtjes së të drejtave të njeriut në nivel kombëtar. Duke ju referuar Protokollit nr. 15 shton në preambulën e Konventës një referencë të qartë për parimin e subsidiaritetit si dhe doktrinën e lirisë së veprimit. Ai gjithashtu, sjell edhe ndryshime të tjera duke përfshirë dhe shkurtimin e afatit nga 6 në 4 muaj, brenda të cilit një aplikim mund të bëhet në Gjykatë pas datës së vendimit përfundimtar të brendshëm.

Ky traktat është rezultat i punës së kryer  si pjesë e reformës së Gjykatës. Në Konferencat e Interlaken (2010) dhe Izmir (2011), shtetet anëtare ranë dakord njëzëri se ishte i domosdoshëm reformimi i mekanizmit të supervizimit të Konventës me qëllim për të siguruar efektivitetin e saj në terma afatgjatë dhe marrë masa dhe të ndjekur planet.

Protokolli 15 u nënshkrua në ceremoninë e zhvilluar sot, nga shtetet e mëposhtme: Armenia, Andorra, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Litenshtejn, Luksemburg, Norvegji, Portugali, Rumani, San Marino, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Mbretëria e Bashkuar.

Austria dhe Suedia kanë në plan të nënshkruajnë Protokollin nr. 15, të Martën, në 25 Qershor.

Protokolli nr. 15 do të hyjë në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli