REFORMA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E GRAVE

Në kuadër të reformës në drejtësi, komisioni i posaçshëm parlamentar për refromën në drejtësi, sot zhvilloi një seancë konsultimi publik për pikat e takimit që kjo reformë do të ketë me të drejtat e grave. Nga diskutimi u evidentua se përmirësimi i legjislacionit shiptar për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe mbrojtja e të drejtave të tyre është një domosdoshmëri.

Thelbësore është përshtatja e legjislacionit me Konventën e Këshillit të Europës (Konventa e Stambollit) dhe Direktivën e datës 25 tetor 2012, të cilat parashikojnë garantimin efektiv të të drejtave të grave në procesin gjyqësor, vlerësimin dhe menaxhimin e mirë të situatës për të siguruar mbrojtje efektive për viktimën.

Disa nga detajet që kjo reformë mund të prekë janë: Sigurmi i shërbimeve të mos varet nga vullneti i gruas (këtu duke u mbajtur parasysh fakti që 1/3 e rasteve të dhunës nisin procedurat gjyqesore dhe vetëm 1/3 e tyre e dergojnë çështjen në gjykatë.)

Për të nxitur aksesin e grave në gjykatë synohet edhe heqja e detyrimeve fiskale për viktimat e dhunës.

Mos nxitja për përdorimin e mjeteve alternative në çështjet që kanë objekt kaq delikat, për shembull të mos zhvillohen seanca pajtimi dhe sugjerohet nxitja me ndërmjetësim. Momentalisht në Shqipëri funksionojnë vetëm dy qendra për gratë e dhunuara, por standartet ndërkombëtare sugjerojnë edhe shërbime mbështetëse siç janë trajnimet, arsimimi dhe ofrimi i punës.

Ofrimi i ndihmës ligjore falas për këto viktima është gjithashtu shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh që vitin e kaluar vetëm 2 gra kanë përfituar, sugjerohet të ulet numri i dokumetacionit që kërkohet për të përfituar nga ky shërbim.

Gjithashtu kompensimi që viktimat duhet të marrin si pasojë e dëmit moral dhe material duhet të behet efektiv.

Duke qenë se këto sugjerime prektin legjislacionin penal dhe civil do të mbahen parasysh në kuadër të reformës në tërësi.

Kalo te paneli