Historia

Qendra Europiane është një organizatë jofitimprurëse e themeluar më 14 qershor 1999. Misioni i saj është që të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe përmirësimin e njohurive në lidhje me procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Qendra është themeluar nga një grup ekspertësh shqiptarë me edukim të thelluar dhe me eksperiencë në lidhje me çështjet europiane dhe standardet ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, të cilët janë:

Z. Ledi Bianku – është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në 1993. Në vitet 1992- 1993 ai ka ndjekur studimet për drejtësi edhe në Universitetin e Trentos, Itali. Në 1997 Z. Bianku ka përfunduar studimet master LL.M në të Drejtë Evropiane pranë Kolegjit të Europës në Bryzh, Belgjikë. Z. Bianku ka qenë lektor i të lëndëve e Drejta Ndërkombëtare Publike, të Drejtat e Njeriut dhe e Drejta Evropiane pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitet 1995-2007, si edhe pranë Shkollës së Magjistraturës në vitet 1997-2007. Ai ka qenë kryetar i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit përgjatë periudhës 1998-1999, si edhe anëtar i Komisionit të Venecias në vitet 2006-2007. Ai është gjyqtari përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut prej 1 shkurtit 2008 dhe zëvendës president i Seksionit I të Gjykatës prej 5 janarit 2016.

Z. Ardian Dhima – është një ndër themeluesit e Qendrës Europiane, i cili ka përfunduar studimet master në degën e Studimeve Europiane, “Promocioni Ramon Lull”, Kolegji i Europës, Natolin, Poloni. Z. Dhima ka kryer studime universitare në Gjuhë dhe Literaturë Frënge, Universiteti “Stendhal”, Grenoble, France. Ai ka qenë Drejtor i Programeve të Administratës Publike pranë Fondacionit Soros, si edhe ka qenë Drejtor i Politikave të Programeve pranë Institutit të Studimeve Publike dhe Ligjore. Z. Dhima ka kryer funksionin e Kryetarit të Bordit Administrativ të Qendrës Europiane deri në vitin 2006.

Z. Neritan Sejamini – është diplomuar në Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ai ka ka kryer edhe Studime mbi Politikat Europiane në Joint Vienna Institute. Gjithashtu, ai ka përfunduar ciklin e studimeve Master i Shkencave në Universitetin George Washington, Washington D.C., SH.B.A. Z. Sejamini ka qenë Drejtor i Zyrës së marrëdhënieve me B.E. në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë e në vazhdim Drejtor i Drejtorisë së Ndihmës të B.E. në Këshillin e Ministrave nw periudhwn 1991-1995 dhe kwshilltar i Kryeministrit nw vitet 2005- 2008. Z. Sejamini është themelues i Institutit të Studimeve Bashkëkohore dhe Drejtor Ekzekutiv i tij në periudhën 1996-1997. Aktualisht bashkëdrejtues i protalit të lajmeve exit.al.

Z. Dritan Shano – është diplomuar në 1992 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ai ka një eksperiencë të gjatë në nivelet më të larta të qeverisjes. Z. Shano ka qenë këshilltar për ekonominë i Kryerministrit në vitet 1997-1998, si edhe drejtor kabineti në Këshillin e Ministrave në vitet 2002-2003. Gjatë periudhës 2003-2005 Z. Shano ka mbajtur funksionin e Zëvendës Ministrit të Financave. Gjithashtu, ai ka një eksperiencë të gjatë në në politika publike, reforma makro-fiskale, rritje kapacitetesh të institucioneve si edhe në fushën e integrimit evropian. Z. Shano ka një eksperiencë të gjatë edhe në institucione ndërkombëtare si: Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Banka Botërore, USAID etj. Prej Shkurtit 2016 Z. Dritan Shano është edhe pjesë e Bordit Drejtues të Qendrës Europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli