Objektivat

Qendra Europiane është një organizatë jo-fitimprurëse e pavarur, e themeluar në Qershor 1999 në Shqipëri. Misioni i saj është dhënia e kontributit në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe integrimin evropian të vendit, duke ndihmuar në rritjen e kapaciteteve dhe transferimin e njohurive mbi realitetet evropiane, duke promovuar dhe inkurajuar sundimin e ligjit, demokracisë, si edhe standardeve evropiane të të drejta e njeriut.

Qëllimet specifike të Qendrës Europiane janë:

– Përhapja dhe promovimi i njohurive dhe të kuptuarit e  realitetit Evropian dhe vlerave Evropiane veçanërisht duke u përqendruar në Bashkimin Evropian, OSCE dhe Këshillin e Evropës, organizata të cilat përfshijnë demokracinë, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë dhe të drejtat e njeriut;
– Kërkime, studime dhe hartimi i propozimeve të politikave dhe alternativave në lidhje me integrimin Euro-Atlantik të Shqipërisë;
– Trajnimi dhe edukimi mbi demokracinë, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut, çështjet e Bashkimit Evropian dhe në veçanti procesin e integrimit Evropian;
– Krijimi dhe lehtësimi i kontaktit dhe bashkëpunimit mes partnerëve Evropian dhe Shqiptarë në fusha të ndryshme të fokusuara veçanërisht në rrjetin e informacionit të çështjeve Evropiane;
– Organizimi i sondazheve  publike, anketave dhe fushatave mbi çështjet Evropiane;
– Publikime dhe materiale mbi çështjet Evropiane;
– Krijimin e një infrastrukture informacioni që konsiston në mbledhjen, klasifikimin përpunimin dhe analizimin e të gjitha fushave, që bëjnë pjesë në objektin e veprimtarisë së Qendrës;
– Ofrimi i asistencës dhe konsulencës për subjekte shtetërore apo private, vendase dhe të huaja, në lidhje me çështje të të drejtave të njeriut, integrimit europian, shtetit të së drejtës dhe demokracisë e qeverisjes së mirë;
– Lehtësimi dhe krijimi i rrjeteve specifike sipas çështjeve (issue netëorks) përmes strategjive gjithëpërfshirëse në funksion të mobilizimit për çësthje sensitive ligjore, territorial, të sektorit të drejtësisë dhe mjedisit;
– Organizimin e aktiviteteve të ndryshme për përmbushjen e qëllimeve të mësipërme;
– Ofrimi i ekspertizës në fushën e arsimit dhe shkencës për organizatat publike, private, shqiptare ose të huaja;
– Asistencë në hartim strategjish zhvillimi, në menaxhimin e kurrikulave;
– Asistencë në procesin e vlerësimit dhe akreditimit të institucioneve arsimore dhe programeve të studimit që ata ofrojnë;
– Të realizojë studime/pyetësorë/ sondazhe në lidhje me sistemin dhe procesin e arsimimit;
– Të ofrojë trajnime për stafin pedagogjik dhe drejtues të këtyre institucioneve arsimore publike ose private, shqiptare ose të huaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli