Programi i Praktikës

Qendra Europiane, duke dashur t’iu vijë në ndihmë studentëve në përmirësimin e aftësive të tyre praktike, ka krijuar programin e praktikës vullnetare. Ky program është i hapur për çdo student që ka njohuri të mira juridike, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtën evropiane. Qendra Europiane u ofron këtë mundësi studentëve si një shans për të vënë në zbatim njohuritë e marra gjatë studimeve të tyre universitare, për t’u njohur më tepër me standardet e të drejtave të njeriut dhe politikat për integrimin europian të vendit, si edhe pjesëmarrjen në zbatimin e projekteve të ndryshme gjatë kohës së internshipit. Programi i Praktikës ofrohet për një periudhë 3 deri në 6 mujore. Si synim të përgjitshëm ky program ka të kontribojë në përmirësimin e njohurive profesionale të studentëve.

Detyrat kryesore që praktikanti do të kryejë janë si më poshtë:
– Të marrë pjesë në aktivitetet që kanë në fokus temat që lidhen drejtpërdrejtë me shtetin e së drejtës dhe integrimin evropian;
– Organizimi dhe pjesëmarrja në aktivitete, që zhvillohen në kuadër të zbatimit të projekteve të Qendrës;
– Shpërndarja e informacioneve ligjore, publikimeve të prodhura nga Qendra Europiane pranë grupeve të ndryshme të interesit;
– Ndërgjegjësimi i publikut mbi standardet evropiane të të drejtave të njeriut;
– Të ndihmojë në mbarëvajtjen e punëve administrative të zyrës.

Kërkesat për pranimin janë:
– Duhet të jetë student i vitit të tretë ose të katërt në studimet juridike;
– Të kenë njohuri shumë të mira të kompjuterit në sistemet e operimit, programet bazë dhe motorët e kërkimit (Windows, Mac, MS Office, Adobe, Motorë të ndryshëm kërkimi në Internet);
– Të njohë mirë gjuhën angleze dhe/ose gjuhën frënge;
– Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe individualisht;
– Të ketë dëshirë për të punuar vullnetarisht.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV e tyre në format Europass dhe një letër motivimi në shqip ose anglisht në adresën: info@euro-centre.eu. Në përputhje me legjislacionin në fuqi praktikantit gjatë periudhës së stazhit i mbulohet sigurimi shëndetësor. Në përfundim të praktikës bëhet edhe pajisja me një certifikatë dhe letër reference.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli