Stafi

Bordi Drejtues i Qendrës Europiane

Z.Fatos Tarifa– është Profesor i Sociologjisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Rektor i University of New York Tirana. Ai ka fituar gradën PhD në sociologji nga University of North Carolina at Chapel Hill (USA) si dhe titullin Doktor në Shkencat Politike nga Universiteti i Tiranës . Ekspertiza e tij akademike shtrihet në fusha të tilla si: sociologjia politike, ndryshimet sociale e kulturore, moderniteti, tranzicionet demokratike, gjeopolitika dhe globalizimi. Prof. Tarifa është autor, bashkautor ose editor i 45 librave dhe i mbi 100 artikujve të botuar në revista akademike dhe kapituj librash.

Znj. Migena Leskoviku–  është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Znj. Leskoviku ka kryer studimet master në Administrim Publik pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Nebraskës, SHBA.Aktualisht mban titullin Prof.As Doktor në Drejtësi. Ka qenë Dekane pranë Fakultetit Juridik në UET, universitet ku ka mbajtur dhe postin  e Përgjegjëses së Departamentit të së Drejtës Publike. Ajo ka qënë gjithashtu drejtoreshë e departamentit të Shërbimit Ligjor pranë Ministrisë së Brendshme.

Z.Dritan Shano– U diplomua në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës në vitin 1992. Ka një eksperiencë të gjatë në nivelet e larta të qeverisjes, duke përfshirë këtu rolin e tij si Këshilltar Ekonomik i Kryeministrit në vitet 1997-1998, si dhe zv/Ministër i Financave në vitet 2002-2005.

Znj. Ardiana Shehi-Kalo – e licencuar si avokate ka një eksperiencë në Të Drejtë Bisnezi prej më shumë se 20 vitesh. Ajo ka kryer studimet në ligj si dhe një master në administrim bisnezi (MBA), si dhe është e specializuar në  të drejtat e njeriut (HR) dhe CIPD. Znj.Shehi i është bashkuar AA+ Partners pasi ka punuar për dy dekada si avokatja drejtuese në 2 operatorë  të mëdhenj telekomunikacioni dhe si partnere e hershme në Kalo& Associates.

Z. Egi Shanto– Msc. Është diplomuar për menaxhim pranë Fakultetit të Ekonomisë i Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë, si dhe ka kryer një master në “University Cattolica del Sacre Cuore” në Milano. Santo është drejtor i departamentit të Vlerësimit dhe Performancës në Bankën Credins si dhe antar bordi i fondit të investimit ‘Credins Invest’.

Stafi

Znj. Ina Xhepa – është juriste e specializuar në të Drejtat e Njeriut, të Drejtën Kushtetuese dhe të Drejtën Europiane. Ajo eshtë drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Europiane që nga Marsi i vitit 2016. Ajo është diplomuar në master shkencor në Universitetin Europian te Tiranës, si dhe ka diplome bachelor për drejtësi në UET dhe për financë-kontabilitet në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Ajo ka kryer një sërë akivitetesh trajnuese si eksperte në Integrimin Europian dhe Të Drejtat e Njeriut. Ajo është asistent/pedagoge për Të Drejtën Kushtetuese në UT . Znj.Xhepa ka qënë stazhiere pranë zyrës së Regjistrit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.  Ajo është konsulente kombëtare e UNDP, Projekti Drejtësi për të gjithë/USAID, OSCE, KAS, Civil Rights Defenders etc. Ajo është antare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe flet Shqip, Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht.

Znj. Klara Kodra – U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer një master profesional në Fakultetin e Shkencave Sociale, UT. . Ajo ka qenë eksperte e jashtme e OSBE-së në një projekt i cili është fokusuar në drejtësinë administrative. Znjsh Kodra ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me një fokus në përmirësimin e standardeve të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka kryer aktivitete të shumta trajnimi si eksperte në të Drejtat e Njeriut dhe Integrimin Evropian.

Znj. Krisi Kllapi, Msc.– punon aktualisht si menaxhere projektesh pranë  Qendrës Europiane, ku merret konkretisht me programe që lidhen me integrimin në Bashkimin Evropian, demokracinë dhe qeverisjen e mirë e të drejtë. Ajo mban një diplomë masteri në të Drejtë Bisnezi nga Universiteti Europian i Tiranës dhe një diplomë bachelori po nga i njëjti universitet. Për më tepër, ajo ka kryer një master në të Drejtë Bisnezi në Universitetin e Tiranës si dhe ka plotësuar studimet me  një master në të drejtë ndërkombëtare dhe  Ekonomiks në World Trade Institute, falë një burse studimi të fituar nga Sekretariati i shtetit zvicerian për cështjet ekonomike.

Z.Armand Hyseni – punon is koordinator projektesh. Z. Hyseni është antar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ai ka punuar si jurist në Bashkinë e Lushnjës dhe më pas si kryetar i sektorit të prokurimit publik në Ministrinë e Ekonomisë. Z. Hyseni punoi si jurist në vitet 2007-2008 në projektin e përbashkët të ODIHR, Poloni dhe Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Tiranë. Z. Hyseni ka si gjuhë amtare shqipen, flet rrjedhshëm anglisht dhe zotëron edhe gjuhën italiane.

Znjsh. Sindi Lica – punon si koordinatore projektesh pranë Qendrës Europiane. Është diplomuar për ligj në Universitetin e Tiranës dhe po vazhdon aktualisht studimet master për të Drejtë Publike në të njëjtin universitet. Sindi ka qënë stazhiere pranë Qendrës gjatë 2017, si dhe aktiviste e shoqërisë civile që prej 2014. Znj.Lica ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh mbi të drejtat e njeriut, të drejtën publike, lidershipin etj.

Z.Pirro Laska  – Z. Laska mban postin e financierit të Qendres Europiane prej korrikut të 2017-ës. Ai është diplomuar në vitin 2011 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë si dhe ka kryer studimet master në Financë pranë Universitetit të Vlorës. Z. Laska ka një eksperiencë të konsiderueshme si financier në shoqëri të ndryshme tregtare si dhe ka kryer studime në fushën e financës. Zotëron gjuhen angleze dhe italiane.

Znjsh. Anisa Zhamo – punon tek Qendra Europiane si financiere.  Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin Amerikan në Bullgari (American University in Bulgaria). Ajo ka një diplomë të dyfishtë në Ekonomiks dhe Administrim Bisnezi, si dhe një minor në Matematikë. Aktualisht ndjek studimet master për Ekonomi pranë Universitetit Europian të Tiranës. Znjsh. Zhamo ka një eksperiencë të konsoliduar në menaxhimin dhe implementimin e projekteve të fituar falë angazhimit në organizata të tilla si Societe Generale de Surveillance. Zotëron shumë mirë gjuhët angleze, italiane dhe franceze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli