RTSH Shkolla, një nevojë thelbësore në kohë pandemie

Qendra ka nisur zbatimin e iniciativës “RTSH Shkolla, një nevojë thelbësore në kohë pandemie”, e cila vjen si një iniciativë e përbashkët me UNICEF Albania dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me financim të Mbretërisë së Holandës nëpërmjet SDG Acceleration Fund.

Nëpërmjet kësaj iniciative do të mbështetet realizimi i rreth 7000 videove mësimore të prodhuara gjatë pandemisë, për ti ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve, mësuesve dhe prindërve brenda arsimit parauniversitar.

Gjithashtu, në kuadër të iniciativës do të prodhohen dhe publikohen 2 module interaktive online mbi aspektin psiko-emocional dhe shëndetin mendor të fëmijëve në kohë pandemie, si dhe mbi të drejtat e fëmijëve në kohë pandemie.

Në përfundim, Qendra do të prodhojë dhe publikojë një dokumentar të shkurtër, ku do të përfshihen intervistat e fëmijëve dhe mësuesve të arsimit parauniversitar, në lidhje me eksperiencën e tyre gjatë pandemisë Covid-19.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli