Seria e trajnimeve “Integrimi drejt tregut të punës – Unë mundem!”

Gjatë muajit mars ishim pranë shkollave të mesme në qytetin e Durrësit dhe Gjirokastrës, ku zhvilluam trajnime në kuadër të projektit “Integrimi drejt tregut të punës – Unë mundem!” që Qendra po zbaton së bashku me GIZ.

Trajnimi ka si synim të lehtësojë integrimin e të rinjve në tregun e punës duke ofruar këshillim karriere. Nga njëra anë, nxënësit këshillohen për të zgjedhur degën e studimit në bazë të aftësive dhe talenteve të tyre, duke mbajtur gjithmonë parasysh kërkesat e tregut të punës. Nga ana tjetër, nxënësit trajnohen si të shkruajnë një CV të mirë, letër motivimi dhe si të përgatiten për një intervistë pune. 

Çdo trajnim përmbyllet me simulimin e një interviste pune, nga ku zgjidhen 2 fitues, të cilët do të marrin pjesë në konkursin kombëtar ”Simulimi i një interviste pune”. 5 të përzgjedhurve në vendet e para do ti mundësohen praktika pune sipas fushës së tyre të interesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli