Sesion informues mbi bullizmin dhe gjuhën e urrejtjes

Gjatë muajit tetor u zhvillua një sesion informues me nxënës të klasës së nëntë, mbi bullizmin dhe gjuhën e urrejtjes.
Qëllimi i sesionit ishte informimi dhe fuqizimi i të rinjve për të parandaluar, luftuar dhe denoncuar këto forma të diskriminimit, të cilat i hasin çdo ditë në shkollë dhe në mediat sociale.
Gjatë bashkëbisedimit u theksua dhe roli i psikologut të shkollës dhe punonjësit të sigurisë në bashkëpunimin me nxënësit për të luftuar këto fenomene.
Aktivitetet vijnë në kuadër të projektit “Ngri zërin kundër gjuhës së urrejtjes” që Qendra po zhvillon brenda programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.
Thuaji JO gjuhës së urrejtjes!
Thuaji JO bullizimit!
Thuaji JO diskriminimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli