Sesione informuese mbi Forumin Tematik Rinor Patos

Në kuadër të informimit të të rinjve të Bashkisë Patos mbi Forumin Tematik Rinor, ekspertët e Qendrës zhvilluan 2 sesione informuese gjatë muajit korrik dhe gusht. Pas prezantimit të Forumit Tematik Rinor, qëllimit, objektivave dhe mënyrës së funksionimit të tij, diskutimi u orientua tek të rinjtë pjesëmarrës, të cilët shprehën pikëpamjet e tyre mbi angazhimin rinor dhe benefitet që vijnë nga organizimi në struktura të tilla.
Thirrja për aplikim në Forum mbetet e hapur për këdo të ri, banues në Bashkinë Patos dhe njësite administrative të saj, që dëshiron të angazhohet.
Aktiviteti vjen në kuadër të projektit “Të rinj aktiv për demokraci qytetare”, mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli