SFIDAT DREJT INTEGRIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN

Qendra Europiane në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), kanë implementuar projektin “Sfidat drejt integrimit në Bashkimin Evropian”. Ky projekt vjen në kuadër të sfidave me të cilat po përballet dhe do vazhdojë të hasë vendi ynë në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe promovimin e vlerave të BE.

Gjatë muajve mars prill dhe maj janë zhvilluar një sërë workshopesh për nxënës të klasave të 11-ta respektivisht: më 11 dhe 12 mars në gjimnazin “Ymer Dishnica”, Korçë dhe “Fuat Babani” Bilisht, më 11 dhe 12 prill në gjimnazin Asim Vokshi”, Bajram Curri dhe “Skënderbeu”, Has, si dhe më 27 dhe 28 maj në gjimnazin “Hasan Tahsini”, Sarandë dhe “Bido Sejko”, Konispol. Këto workshop-e kishin si qëllim informinin e gjimnazistëve mbi çfarë është Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe mënyrën e funksionimit, e më gjerë një sqarim mbi procesin e negociatave që Shqipëria do të hapë në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli