“Sfidat drejt integrimit” – QE në bashkëpunim me KAS Shqipëri

“Sfidat drejt integrimit” është projekti i rradhës që Qendra Europiane po zbaton në kuadër të programit të saj “Integrimi evropian”. Projekti konsiston në organizimin e workshopeve në gjimnaze të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, fokusi i të cilave është edukimi dhe informimi i nxënësve mbi institucionet e BE-së, mundësinë e çeljes së negociatave si dhe kontributin që secili prej tyre mund të japë në procesin e integrimit. Metodologjia e përdorur gjatë workshopeve është e tillë që mundëson përfshirjen në mënyrë aktive të nxënësve në diskutimet dhe lojrat që organizohen. Gjatë tyre bëhet dhe shpërndarja e broshurave informuese që Qendra ka përgatitur në kuadër të këtij projekti. Ky projekt vjen si traditë e përvitshme e aktiviteteve gjatë Javës Evropiane, që Qendra zhvillon në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung – Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli