“Sfidat e zbatimit të reformës në drejtësi pesë vjet pas miratimit të amendamenteve kushtetuese”

Qendra Europiane, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, zyra për Shqipërinë, organizuan për të dytin vit Forumin e Nivelit të Lartë “Sfidat e zbatimit të reformës në drejtësi pesë vjet pas miratimit të amendamenteve kushtetuese”, në datat 27-29 gusht 2021.

Pjesëmarrës në këtë Forum ishin përfaqësues të institucioneve të reja të drejtësisë, si: përfaqësues të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por edhe të institucioneve ekzistuese si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe Shkolla e Magjistraturës.

Temat që u diskutuan gjatë këtij forumi lidheshin me problematikat që këto institucione hasnin gjatë punës së tyre të përditshme. Ndër këto problematika, më së shumti u përmend mungesa e kapaciteteve të burimeve njerëzore, e pranishme për shkak të procesit të vetingut, mbingarkesa e çështjeve për shqyrtim, por edhe nevoja për bashkëpunim më të thelluar mes institucioneve.

Gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat e reformës lidhur me amendimet kushtetuese, rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve me njëra tjetrën, si  dhe përpjekjet në vazhdimësi për çuarjen përpara të këtij procesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli